Kuvendi i Shqipërisë

Dje ishte afati i fundit i dorëzimit të kandidatëve për radhën e parë të zgjedhjes të kryetarit të ri që të bëhet sot në Kuvendin e Shqipërisë

Dje ishte afati i fundit i dorëzimit të kandidatëve për raundin e parë të zgjedhjes të presidentit të ri të hënën në parlament. Në sekretarinë e kuvendit nuk është depozituar asnjë kandidaturë. Në të tilla kushte raundi i parë të hënën ora 17:00, do të zhvillohet pa pasur një emër për tu votuar. Pavarësisht mospasjes së një emri raundi i parë sipas kushtetutës do të quhet i ezauruar për t’ia lënë vendit raundit të dytë. Do të jetë konferenca e kryetarëve të martën e cila vendos datën për raundin e dytë. Tryeza e negociatave në javën që po lëmë pas, mes trojkës socialiste Balla, Spiropali dhe Gjiknuri dhe kryetarëve të dy grupeve parlamentare nuk prodhoi emra. Presioni kohë sa vjen e shtohet në gjetjen e një ose disa emrave për ti votuar në raundin e dytë i cili kërkon 84 vota.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …