Punëtorët e Administratës Tatimore të Kosovës paralajmërojnë ashpërsim të grevës në javën e ardhshme

Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës, janë dy institucionet të cilat mbushin arkën e Shtetit

Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës, janë dy institucionet të cilat duhet ta mbushin arkën e shtetit, e cila shërben për funksionimin e tij. Barra kryesore bie mbi Doganën që është edhe institucioni kryesor për mbushjen e buxhetit, pas saj këtë barrë e ka ATK-ja. Dogana e Kosovës, për periudhën janar-shtator 2018, ka mbledhur 845 milionë euro, ndërsa ATK-ja për ketë përudhë ka mbledhur mbi 336 milionë euro. Pra në total Dogana dhe ATK kanë mbledhur deri më tani 1 miliard e 181.6 milionë euro. Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka treguar për Telegrafin se e kanë kaluar shumën e të hyrave janar-shtator 2018, për 30 milionë euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2017. “Deri më tani Dogana e Kosovës, ka mbledhur 845 milionë euro apo 3.7 për qind më shumë se viti i kaluar që nëse shikohet në shifra monetare nënkupton më shumë se 30 milionë euro”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …