Një hyrje e shkurtër për librin tim të 23-të.
Të gjitha shkrimet e këtij libri janë botuar në: Gazetën e Alpeve, gazetën “Nacional” dhe në Kosova e Lirë.
Gjeografia e këtyre njerëzve që bënë emër përfshin: Malësinë e Gjakovës, Tiranën, Shkodrën, Poradecin, Italinë (Gjyqtari Giovanni Falcone).
Janë Profesorë të nderuar: Jani Basho, Bashkim Lushaj, Vehbi Hoti, Hasan Lekaj.
Drejtues me vizion, të talentuar e të përkushtuar: Hysen Papa e Idriz Logu.
Përfaqësues i medias (TVSH), Ilir Buçpapa.
Përfaqësuesi i artit muzikor e skenik, Ali Mulaj.
Njeri publik që ka kontribuuar për komunitetin, ka dhënë mësim si pedagog e ka shkruar libra, Sulejman Madani.
Biznesmenë të suksesshmëm, menaxhues e administratorë të shkëlqyer: Ram Geci e Avni Ponari.
Gjyqtar që luftoi Mafien e u sakrifikua për kauzën e tij, Giovanni Falcone.
Pjesën më të madhe të tyre i kam njohur nga afër, kam punuar e kam qenë bashkëmoshatar me ta. I kam njohur përmes shkrimeve dhe librave që janë botuar dhe në bankat e auditorit.
Të gjithë mbajnë tituj e dekorata të larta, janë “Qytetarë Nderi”, brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe kujtohen me respekt.
Një popull që i respekton, i nderon dhe i vlerëson njerëzit që kanë punuar për të, për zhvillimin e përparimin e tij, demonstron vizion, është vital dhe ka të ardhme.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
