Doli nga shtypi libri „Qendrat hulumtuese në dhomat përfaqësuese” i autores mr. Havushe Leskovica–Ismailit

Doli nga shtypi libri „Qendrat hulumtuese në dhomat përfaqësuese” i autores mr. Havushe Leskovica–Ismailit

Temë e këtij libri janë qendrat për hulumtim parlamentar të cilat funksionojnë në kuadër të parlamenteve në shumë shtete të botës. Autorja në fjalë është përpjekur t’u jap përgjigje pyetjeve më të parashtruara të cilat kanë të bëjnë me qendrat e hulumtimit parlamentar lidhur me qëllimin e krijimit të tyre, informacione rreth funksionimit të tyre, si dhe të dhëna se si ky hulumtim momental i plotëson proceset parlamentare dhe cilat janë shërbimet e ofruara, cilët faktorë ndikojnë në zbatimin e këtij hulumtimi në proceset parlamentare, cilat janë vlerat dhe parimet e punës së shërbimit të hulumtimit parlamentar, cili është kontributi që e jep shërbimi i hulumtimit për përmirësimin e kapaciteteve të parlamentit gjatë përpilimit të ligjeve dhe akteve të tjera që i shqyrton dhe miraton. Shqyrtohen më hollësisht qendrat e hulumtimit parlamentar në Kongresin Amerikan, në Britani të Madhe dhe në Gjermani, qendrat e hulumtimit parlamentar në vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe në mënyrë të detajuar elaborohet themelimi dhe funsionimi i Institutit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Recenzentja prof.dr.Marika Ristovska për librin shprehet „Qendrat  hulumtuese në dhomat përfaqësuese ” është libri i parë i mr. Havushe Leskovica – Ismailit, i cili na paraqet një kënd tjetër të funksionimit të institucioneve ligjvënëse. Duke e pasur parasysh se autorja punon në burimin e informacioneve për të cilat ka shkruajtur, ky botim na ofron informacione gjithëpërfshirëse në sferën e tij dhe paraqet mjet ndihmës për studimin e të drejtës parlamentare. I njëjti është i pasur me analiza krahasuese dhe empirike dhe ka vlerë shkencore paraprake.

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Libri i Ismet Begollit: Analiza,  kumtesa, poezi, politikë”, është një përmbledhje e veçantë krijuese, në …