Donald Lu

Donald Lu: Përgëzime popullit shqiptar për këtë hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit në BE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu komenton vendimin e Komisionit Europian për të hapur negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Interesimit të Top Channel, ambasadori Lu iu përgjigj: “Përgëzime popullit shqiptar për këtë hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit. Është koha për të festuar, por edhe koha për të punuar edhe më shumë”. Donald Lu thotë se nuk është ambasador i një vendi të Bashkimit Europian, por përpara vendimit të qershorit Tirana duhet të japë rezultate konkrete. “Unë nuk jam ambasador i një vendi të BE-së, por shpresoj se Shqipëria do t’ua vërë veshin shteteve anëtare që kanë kërkuar rezultate konkrete kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar dhe në reformën në drejtësi përpara vendimit për të hapur negociatat për anëtarësim. Përpara vendimit të qershorit, Shqipëria ka ende një mundësi për të bërë përparim në këto çështje me rëndësi kritike”, thotë ambasadori.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku: Kërkuam të drejtën për votim, por VV po insiston në procedura jokushtetuese

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në takimin e ftuar …