Presidenti amerikan Donald Trump ka shpërndarë një renditje statistikore mbi përfitimin e ndihmave sociale nga familjet emigrante në Shtetet e Bashkuara, e cila ka nxitur diskutime në opinionin publik. Sipas të dhënave të publikuara, rreth 41.3 për qind e familjeve emigrante nga Shqipëria në SHBA rezultojnë përfituese të asistencës sociale shtetërore. Në të njëjtën listë përfshihet edhe Kosova, me një përqindje edhe më të lartë, ku 46 për qind e familjeve emigrante kosovare raportohet se marrin ndihmë sociale. Ndërkohë, nga Maqedonia e Veriut, rreth 33 për qind e familjeve që jetojnë në SHBA janë përfituese të këtij lloji asistence. Të dhënat janë pjesë e një tabele të titulluar “Immigrant Welfare Recipient Rates by Country of Origin”, ku paraqitet përqindja e familjeve emigrante që përfitojnë ndihma sociale, e ndarë sipas vendeve të origjinës. Sipas kësaj renditjeje, Shqipëria pozicionohet mbi pragun 40 për qind, por me një përqindje më të ulët krahasuar me Kosovën dhe disa vende të tjera, duke u renditur pranë shteteve si Moldavia, Ukraina dhe Vietnami.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
