Drejtori për Buxhet dhe Financa i Komunës së Rahovecit, z. Afrim Limani, në përputhje me afatet ligjore dhe procedurat e parapara, ia dorëzoi buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2026 kryesuesit të Kuvendit Komunal, z. Arbër Zenuni.
Ky dokument i rëndësishëm paraqet planifikimin financiar për vitin e ardhshëm dhe shënon bazën kryesore të zhvillimit të komunës.
Në seancën e radhës në muajin shtator, buxheti do të shqyrtohet dhe do të votohet nga anëtarët e kuvendit komunal të Rahovecit.