Brickos

DR. Sabit Syla: Dokumente diplomatike të Qeverisë shqiptare për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë X

Prof. assoc. dr. Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, ka nxjerrë në dritë librin:

“Dokumente diplomatike të Qeverisë shqiptare për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë”. Në këtë libër ai ka prezantuar materialet autentike të kohës, dokumente të arkivuara, të cilat dëshmojnë qartë e saktësisht të gjitha zhvillimet diplomatike të Shqipërisë në raport me ish-RSFJ dhe shtetet e tjera, lidhur me përkrahjen parimore mbi baza kombëtare, që Tirana zyrtare iu kishte dhënë kërkesave të drejta të shqiptarëve në Jugosllavi, veçmas pas shpërthimit të Demonstratave  e protestave të Marsit e Prillit të vitit 1981. Prezantimi i këtyre dokumenteve origjinale hedh dritë në një segment shumë të rëndësishëm të “Pranverës shqiptare të vitit 1981” kundruar nga regjimi i atëhershëm komunist i Tiranës, një qëndrim vëllazëror e parimor, pa ekuivoke pa stërhollime diplomatike e luhatje politike, te i cili mbante shpresa rinia atdhetare e revolucionare e Kosovës. Shqipëria ishte shteti i vetëm në botë që përkrahu kërkesat e drejta të shqiptarëve në Jugosllavi për formimin e Republikës së Kosovës. Ishte edhe mbështetja e vetme e patriotëve  e revolucionarëve të Kosovës, të cilët luftën e tyre për liri e pavarësi nuk e ndaluan për asnjë çast, deri në çlirimin e Kosovës nga robëria serbe në qershor të vitit 1999 që rezultoi me pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.

Nr. 19

Mbi qëndrimin e vendeve të Amerikës Latinë për ngjarjet në Kosovë

4 qershor 1981

Në Amerikën Latinë ngjarjet e Kosovës kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe janë pasqyruar herë pas herë edhe nëpërmjet shtypit dhe Mjeteve të tjera të propagandës. Shtypi i kësaj zonë në pasqyrimin e këtyre ngjarjeve si burim ka përdorur agjencitë e lajmeve perëndimore dhe nga Beogradi.

ARGJENTINA

  1. Qeveria argjentinase deri më sot nuk ka bërë të njohur drejtpërsëdrejti qëndrimin e saj zyrtar lidhur më ngjarjet në Kosovë. Vetëm në pritjen e dhënë më rastin e 25 majit nga presidenti argjentinas Viola për trupin diplomatik, drejtori i Evropës Lindore në MPJ i ka bërë pyetjen ambasadorit tonë nëse “është e vërtetë lajmi për atentatin në ambasadën jugosllave në Tiranë”. Pa pritur përgjigje ai ka vazhduar se “problemi i kontradiktave kufitare është një problem i përgjithshëm në të gjithë botën”. Ai nuk ka reaguar ndaj shpjegimeve të bëra nga ambasadori jonë.

Një qëndrim të tillë gjejmë edhe tek diplomatët argjentinas në vende të ndryshme, të cilët në përgjithësi kanë ndjekur ngjarjet në Kosovë dhe materialet tona, por nuk janë prononcuar, më përjashtim të ambasadorit argjentinas në Havanë, i cili shkrimet tona i konsideroi “hymne të vërteta të propagandës shqiptare, pavarësisht nga rezervat për termat dhe të një gjuhe shumë të fortë në to… Një propagande të tillë kaq aktive në Amerikën Latinë vështirë është të bëjnë edhe vendet e mëdha. Në kohen tonë rëndësia dhe pesha e një vendi nuk përcaktohen nga madhësia e sipërfaqes apo numri i banoreve por nga idetë e zënia vend e fjalës në opinionin ndërkombëtare. Shqipëria në këtë drejtim vazhdon të jetë gjithnjë e avancuar. Vështirë të thuash ka të drejtë Tirana apo Beogradi. Por për rastin konkret ju keni të drejtë për të shprehur mendimin tuaj”.

  1. Takimet e shokëve tonë në Buenos Aires më vendas dhe bisedat më ta për ngjarjet në Kosovë nuk kanë qenë në nivelin e kërkesave. Nga ato kontakte të pakta rezulton:

– Vlerësohet përmbajtja e artikujve të botuar nga “Zëri i Popullit”, çmohet fakti se këto artikuj tregojnë se ku duhen kërkuar shkaqet e vërteta të ngjarjeve në Kosovë.

– Dënohet politika shtypëse e qeverisë jugosllave, duke nënvizuar se vetëm qeveritë borgjeze mund të shtypin më tanke popujt që ngrihen për të drejta minimale.

– Ish deputeti Fon Ruzh ka nënvizuar se akuzat jugosllave kundër Shqipërisë, flasin për kontradikta të papajtueshme ideologjike midis dy vendeve, për qëndrime shovinistë prej shteti të madh të jugosllavëve që duket në tonin e tyre prepotent dhe arrogant.

  1. Shtypi argjentinas ngjarjet në Kosovë i pasqyroi që në fillim. Të dhënat në përgjithësi kanë qenë nga burimet perëndimore e nga Beogradi, por ka pasur dhe komente të shkruara nga vetë gazetare vendas.

Gazeta “Clarin” e Buenos Airesit më 4 prill botoi artikullin e AFP më titull “Manifestimë seperatistë në një province jugosllave”, ku flitet për përleshjet midis “nacionalistëve shqiptar” dhe trupave të ushtrisë, për vendosjen e gjendjes se jashtëzakonshme, për shtrirjen e manifestimeve në qytete të ndryshme të Kosovës, duke nënvizuar deklaratat e “krerëve” kosovare që akuzuan manifestuesit se janë manipuluar prej “forcave armike” që kërkojnë shkatërrimin e vendit. Nënvizohet se Shqipëria ka ndikuar për thellimin e frymës separatistë.

Gazeta, “Le Nacion”, jepte lajmë të “UPI-se”, ku veç çështjeve të mësipërme, nënvizonte edhe sa vijon: “Mund të ketë intriga të diktatorit Hoxha të Shqipërisë më qëllim për të marre në dore situatën e krijuar”. Artikuj më të njëjtën përmbajtje kanë shkruar edhe gazetat “Prensa”, “Cronika” dhe “Conviccion”.

“Prensa” e 25 majit në lajmin e marre nga Beogradi nënvizon se ambasada jugosllave në Tiranë, në kohen që festohej dita e rinise, që viktimë e dy bombave që u hodhën mbi çati. Ky atentat shënon një moment dramatik në tënsionin e krijuar midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë.

Si konkluzion mund të themi:

  1. Argjentina nuk ka mbajtur një qëndrim të caktuar, sidoqoftë vetë tendenca më të cilën shkruan shtypi argjentinas, tregon se edhe Qeveria mban anën e Jugosllavisë. Këtë e shikojmë edhe në faktin se shtypi i atyshëm ka injoruar pothuajse fare shkrimet e “Zërit të Popullit”.

  1. Qeveria argjentinase ka parasysh edhe lidhjet tradicionale që ka më Jugosllavinë në lëmin ekonomik dhe kulturor, si dhe në forumet ndërkombëtare. Argjentina ka parasysh se Jugosllavia është një nga anëtaret aktive të lëvizjes se “vendeve të paangazhuar”, nga e cila ka për synim të gjeje mbështetje për dy probleme të rëndësishme politike: për problemin e rimarrjes se ishujve Malvinas (sot koloni e Anglisë) dhe për problemin e kanalit Beagle.

Duhet pranuar edhe fakti se emigracioni ekonomik jugosllav, që është mbi 300 000 vetë, ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Elementë të këtij emigracioni janë figura të njohura në sfera të ndryshme të jetës në Argjentinë dhe kanë influence. Bile edhe ajo pjese e emigracionit serb që është kundër regjimit titist, për këtë problem është bashkuar më frymën serbomadhe që ka shpërthyer në Jugosllavi.

  1. Qeveria argjentinase ka marre në konsideratë edhe qëndrimin tonë kundër vetë regjimit fashist argjentinas dhe kundër regjimeve të tjera fashistë të kontinentit latinoamerikan. Gjithashtu ka pasur në konsideratë edhe përkrahjen tonë për lëvizjen marksistë-leninistë të Amerikës Latine.

  1. Ambasada jonë ka zhvilluar një aktivitet të paktë në Argjentinë, për të krijuar një opinion më të favorshëm për në, sidomos në shtypin dhe miqtë vendas. Ajo kryesisht e ka përqendruar punën më trupin diplomatik.

MEKSIKA

  1. Edhe Qeveria meksikanë nuk është prononcuar lidhur më ngjarjet në Kosovë. Nga biseda më drejtorin e gazetës “El Nacional” Fernando Garza rezulton se “ka orientim që për këtë çështje të mos botohen as materialet e shqiptareve dhe as të jugosllavëve”.

Gjatë muajit maj në Meksike zhvilloi një vizitë ministri i bujqësisë se Jugosllavisë dhe se shpejti do të beje vizitë dhe një delegacion parlamentar.

Dihet se në kuadrin e vendeve të paangazhuar ka pasur një bashkëpunim të gjithanshëm midis Meksikës dhe Jugosllavisë.

Qëndrimi që po mbahet nga Qeveria meksikanë është një gjest “për të ruajtur marrëdhëniet e mira ekzistuese”. Një qëndrim të tillë të rezervuar në këtë drejtim kanë mbajtur edhe diplomatët meksikanë në vende të ndryshme, megjithëse materialet tona i kanë kërkuar dhe i kanë lexuar.

  1. Edhe në Meksike Takimet e shokëve të ambasadës tonë më miq vendas kanë qenë të pakta. Vlen për tu nënvizuar mendimi i miqve që asistuan në shfaqjen e filmit shqiptar më 24 maj në ambasadën tonë, të cilët kanë treguar interes për qëndrimet tona lidhur më ngjarjet në Kosovë, kanë lexuar materialet tona, kanë dënuar veprimtarinë armiqësore të jugosllavëve dhe do të punojnë për të bërë të njohur të vërtetën.

  1. Shtypi meksikan i ka bërë një pasqyrim të gjere dhe të vazhdueshëm situatës se krijuar në Kosovë, kryesisht më burime nga EFE, AP, TANJUG, korrespondentëve meksikanë në Beograd dhe shkrime të vetë gazetave të ndryshme.

Më datën 4 prill, 6 dhe 8 prill gazetat “El Comërcio Extërior”, “Excelsior”, “Uno mas Uno”, “Novedades”, më lajmë të marre nga burimet perëndimore vunë në dukje: Jugosllavia ndodhet përballë një problemi politik të rende, në Kosovë filluan protesta të studentëve për mungese ushqimesh dhe banesash, Kosova ka qenë gjithnjë një rajon i prapambetur në gjendje të vërtetë të pazhvilluar, për shuarjen e incidentëve Qeveria jugosllave dërgoi një kontingjent ushtarak në Kosovë, rreth origjinës e zhvillimit të ngjarjeve autoritetet jugosllave kanë mbajtur heshtje zyrtare, gjatë përleshjeve ka pasur edhe të plagosur. Është pozitive fakti se në shkrime jepet një panoramë e gjendjes se rende ekonomike të Kosovës dhe se ajo banohet nga kombësi shqiptare, duke venë në dukje se arsyet e këtyre përleshjeve janë ekonomike, megjithëse funksionaret jugosllave ia hedhin fajin influencës se huaj për manifestimet në Kosovë.

Më 21 prill gazeta “El Dia” jep për fillimin  e aktiviteteve shkollore dhe se Kosova u “kthye në jetën normale”. Më 26 prill gazeta “Universal” boton një artikull të korrespodentit të saj në Beograd Jose Arenas Mërino më titull “Problemi i krijuar nga incidenti në Kosovë ka një baze të thelle”. Duke venë në dukje se kjo temë është trajtuar gjerësisht nga të gjitha Mjetet informative të Evropës, nënvizon se autoritetet lokale mbajtën të fshehura të gjitha hollësitë e ngjarjeve, për të cilat më vonë u prononcuan të gjithë politikanët, historianët, etj, të Jugosllavisë. Nënvizohet se gazeta “Zëri i Popullit” filloi sulmet e saj redaktoriale, duke afirmuar se lëvizja ka qenë masive, se ajo është shtypur më gjak e dhunë, duke hedhur poshtë afirmimet jugosllave. Nënvizohet se Mjetet lokale informative jugosllave i kanë kushtuar rëndësi të veçantë prononcimeve shqiptare, duke i konsideruar si ndërhyrje direkte në çështjet e brendshme.

Gazeta “Excelsior” e 13 majit në shkrimin më titull “Jugosllavia thotë se Shqipëria influencon në grupet nacionalistë të Kosovës”, duke iu referuar intervistës që sekretari i Punëve të Brendshme Herljeviç ju dha gazetareve të huaj, ku behet fjale për ekzistencën e organizatës “Fronti i Kuq”, për shkarkimet në Universitetin e Prishtinës, etj. Gazeta “El Dia” më lajm të marre nga TANJUGU jep një lajm mbi dënimin e “nacionalistëve dhe irredentistëve”. Nga ana tjetër më 20 maj “La Prensa” boton lajmin e EFE më titull “rifillon protestat në Jugosllavi”, ku flitet për manifestimet e të rinjve nëpër rrugët e Prishtinës. Gazeta “Uno mas Uno” më 21 maj në komentin e saj “Jugosllavia.

Konflikte të nacionalistë” venë në dukje: “manifestimet në Prishtinë pa dyshim ishin shprehje të pakënaqësisë që ekziston për qëndrimet që mban Qeveria jugosllave përball aspiratave nacionalistë të popullatës më origjinë shqiptare… këto kanë baza objektive, midis tyre dështimet që duken në vetadministrimin… Në Kosovë nuk janë zhdukur pabarazitë shoqërore ose diskriminimi që vuajnë pakicat kombëtare… Duhet të veproje gjithashtu pjesërisht, si kauze e kësaj pakënaqësie, ajo që cilësohet si “irredentizëm shqiptar”, i inkurajuar padyshim nga Shqipëria, Qeveria e se cilës u akuzua nga ministria e Jashtme jugosllave për ndërhyrje në punët e brendshme… Megjithatë, as politika shtypëse as veprimet drakonianë,… janë rrugët më të përshtatshme për të zgjidhur problemet… shqëtësimet e pakicave duhen kërkuar në pabarazitë shoqërore dhe rajonale që ekzistojnë në shoqërinë në përgjithësi dhe midis republikave të ndryshme…”.

KUBA

Që në muajin prill, nëpërmjet njoftimeve të shkurtra, shtypi kuban dha njoftime lidhur më manifestimet në zona të ndryshme të Kosovës, duke u mbështetur në njoftime që nga Beogradi, dhe duke dhënë edhe ndonjë reference të shkurtër të artikullit të 8 prillit. Nënvizoi se gjatë përleshjeve pati të vdekur dhe të plagosur. Këto njoftime u dhanë nëpërmjet gazetës qendrore “Granma” organ i KQ të PK të Kubes. Ndërsa gazeta “Trabajadores” (organ i sindikatave) më 15 maj dha lajmë lidhur më manifestimet e reja në Prishtinë, për numrin prej 450 vetë dhenë organeve gjyqësore, për spastrimet, që akoma nuk kanë përfunduar, në Universitetin e Prishtinës, që pala jugosllave e ka konsideruar “Kështjella e Nacionalizmit”. Më 25 maj gazeta “Granma” boton lajmin më titull “Protesta e qeverisë jugosllave kundër qeverisë shqiptare për sulm në ambasadën e saj në Tiranë”, mbështetur në lajmet e dhëna në Beograd lidhur më këtë problem.

Në bisedat që diplomatë kubanë ka pasur më shoke tanë kanë treguar interes për të mësuar qëndrimin tonë, por pa u prononcuar. Në të vërtetë, shkrimet e shtypit kuban flasin se Qeveria kubanë në mënyrë të heshtur ka mbështetur qëndrimet e qeverisë jugosllave lidhur më ngjarjet në Kosovë dhe lidhur më marrëdhëniet e Shqipërisë.

Ky është një gjest tjetër i revizionistëve kubanë për të forcuar “marrëdhëniet miqësore” midis partive dhe qeverive të dy vendeve, si dhe një përpjekje për të siguruar një bashkëpunim më të madh më Jugosllavinë në kuadrin e vendeve të “paangazhuara”.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi E hënë 19 prill, 1999

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi (E hënë 19 prill, 1999)

Sot moti ka filluar të përmirësohet. Qysh në orën 9.00 të mëngjesit janë lëshuar në …