Brickos

DR. Sabit Syla: Dokumente diplomatike të Qeverisë shqiptare për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë XXVI

Prof. assoc. dr. Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, ka nxjerrë në dritë librin:

“Dokumente diplomatike të Qeverisë shqiptare për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë”. Në këtë libër ai ka prezantuar materialet autentike të kohës, dokumente të arkivuara, të cilat dëshmojnë qartë e saktësisht të gjitha zhvillimet diplomatike të Shqipërisë në raport me ish-RSFJ dhe shtetet e tjera, lidhur me përkrahjen parimore mbi baza kombëtare, që Tirana zyrtare iu kishte dhënë kërkesave të drejta të shqiptarëve në Jugosllavi, veçmas pas shpërthimit të Demonstratave  e protestave të Marsit e Prillit të vitit 1981. Prezantimi i këtyre dokumenteve origjinale hedh dritë në një segment shumë të rëndësishëm të “Pranverës shqiptare të vitit 1981” kundruar nga regjimi i atëhershëm komunist i Tiranës, një qëndrim vëllazëror e parimor, pa ekuivoke pa stërhollime diplomatike e luhatje politike, te i cili mbante shpresa rinia atdhetare e revolucionare e Kosovës. Shqipëria ishte shteti i vetëm në botë që përkrahu kërkesat e drejta të shqiptarëve në Jugosllavi për formimin e Republikës së Kosovës. Ishte edhe mbështetja e vetme e patriotëve  e revolucionarëve të Kosovës, të cilët luftën e tyre për liri e pavarësi nuk e ndaluan për asnjë çast, deri në çlirimin e Kosovës nga robëria serbe në qershor të vitit 1999 që rezultoi me pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.

Nr. 68

Qëndrimi i udhëheqjes bullgare ndaj ngjarjeve në Kosovë.

Sofje, më 15 shtator 1981

Ngjarjet e marsit dhe sidomos prillit në Kosovë, e gjendja e krijuar pas tyre, megjithëse të papritura për udhëheqjen bullgare, nxorën edhe një herë fytyrën e saj të vërtetë, qëndrimet ndaj popullit shqiptar e Shqipërisë. Njëkohësisht ato treguan në praktike se kur është fjala kundër shqiptarëve të Shqipërisë, pavarësisht nga problemet e mosmarrëveshjet që udhëheqjet bullgare e Jugosllave kanë më njëra tjetrën, ato jo vetëm puqën në Mendime, por edhe bashkëpunojnë kundër nesh.

Megjithëse udhëheqja bullgare, në propagandën e saj kundër Jugosllavisë, problemeve nacionale që ekzistojnë atje, i është shmangur më qëllime të caktuara, e në radhe të parë sepse faktori shqiptar ka qenë e ngelet një nder faktorët më “delikatë” për Jugosllavinë, nëpërmjet funksionareve të ndryshëm, lektoreve në biseda të ngushta etj, dashje pa dashje, gjithmonë për interesat e veta, ka venë në dukje problemet nacionale të Jugosllavisë, por gjithmonë duke anuar ose venë theksin në problemin Maqedonas. Për këtë të fundit ka pasur edhe shkrime, por më tepër të karakterit gjuhësor, të ndikimit të serbishtes mbi Maqedonishten, të krijimit të gjuhës se re Maqedone etj, që indirekt kanë len më kuptue për politiken shkombëtarizuese të Serbëve ndaj Maqedonasve.

Këto vitet e fundit nuk gjen asnjë shkrim të çfarëdo karakteri qoftë, që të bëhet fjale për Kosovën e shqiptarët si banorë autoktonë, pa le për shqiptarët e tokat e Maqedonisë, të cilat mohohen në mënyrë kategorike. Në ndryshim më propagandën zyrtare, funksionare të ndryshëm bullgare në biseda më në e pranojnë faktorin shqiptar të Jugosllavisë, por gjithmonë vetëm të Kosovës (sepse atë të Maqedonisë ata e konsiderojnë si një temë tabu), dhe në forma të ndryshme e quajnë si një faktor që duhet të “shërbejë për përmirësimin e marrëdhënieve në mes vendit tonë e Bullgarisë e në ndonjë rast, ndonjë prej tyre e ka quajtur si “faktor që duhet të na bashkoje kundër Jugosllavisë, sepse atje jetojnë një milionë shqiptarë e një milion e gjysmë bullgare”, etj.

Megjithëse vëmendjen kryesore udhëheqja bullgare e ka drejtuar në Maqedoni, siç del nga mjaft burime diplomatike e vendase, vërehet se vitet e fundit rëndësi gjithnjë e më të madhe i ka kushtuar edhe Kosovës. Në kuadrin e detyrave të vena nga socialimperialistët e Moskës ndaj vendit tonë ajo është përpjekur që jo vetëm nga Kosova të ndjeke e të vëzhgojë Shqipërinë, por të rrisë kontaktet më shqiptarët e atjeshëm, të depërtojë në radhët e tyre e pse jo edhe të rekrutoje njerëz nga radhët e tyre. Nuk është e rastit që herë pas herë në Kosovë krahas studentëve bullgare janë dërguar persona ose grupe shkencëtaresh, albanologesh, grupe muzikore etj. Megjithëse nuk ka pasur sukseset e dëshiruara ajo është përpjekur që të rrisë marrëdhëniet ekonomike, shkëmbimet e deri edhe marrëdhëniet në fushën e kooperimit. Po ashtu siç na ka dale nga shumë burime kosovare që kanë ardhur në Bullgari, organet bullgare jo vetëm i ndjekin dhe i përgjojnë, por përpiqen që në forma të ndryshme të hyjnë në marrëdhënie më ta e t’i përdorin për qëllimet e tyre.

Krahas këtyre në fushatën e ndërmarrë, vitet e fundit ndaj Jugosllavisë për problemin Maqedonas, në forma të ndryshme, e kryesisht nëpërmjet botimit të “dokumenteve” të ndryshme, ka nxjerre krye dhe në disa raste edhe haptazi, pretendimi i bullgareve për një pjese të tokave shqiptarë të Kosovës. Pa u zgjatë në këtë problem, të cilin e kemi trajtuar disa herë në materiale të ndryshme, vëmë në dukje, se në fushatën e ndërmarrë kohet e fundit në kuadrin e 1300 vjetorit të krijimit të shtetit të parë bullgar, del në pah një element shumë i rëndësishëm: mohimi i elementit shqiptar në Kosovë (Maqedoni po se po), gjë që puqët plotësisht më pretendimet e historiografisë e politikes Serbë e jugosllave.

Siç do e themi më poshtë, të gjitha këto e të tjera dolën më në pah pikërisht pas ngjarjeve të Kosovës, gjë që vazhdon edhe sot e kësaj ditë.

Vdekja e Titos, politika e afrimit të mëtejshëm që filluan të ndjekin sovjetiket ndaj Jugosllavisë, e për pasoje edhe revizionistët e tjerë e në radhe të parë bullgaret, solli ndryshime, edhe në marrëdhëniet bullgaro-jugosllave, pavarësisht se problemi Maqedonas ngeli e do të ngelet i hapur për shumë kohe. Ndryshimet në drejtim të përmirësimit u pasqyruan, pavarësisht se më hope, në radhe të parë në ndërprerjen e polemikes se hapur, në rritjen në mënyrë të dukshme të marrëdhënieve ekonomike, në marrëdhëniet e shumta kulturore, artistike etj. Po ashtu karakteristike për këtë periudhë është se bullgaret, megjithëse nuk kanë hequr dore nga botimet për problemin Maqedonas, e kanë ulur mjaftë tonin, dhe në periudha të caktuara, siç është p.sh. kjo periudhë, që nga prilli e deri tani (pas ngjarjeve të Kosovës) e kanë ndërprerë krejtësisht atë. Siç thamë më sipër problemi Maqedonas, pavarësisht nga ulja e zbutja e tonit, është një problem, që sovjetiket nëpërmjet bullgareve e kanë mbajtur dhe do ta mbajnë të hapur, deri sa të arrije qëllimet e tyre ndaj Jugosllavisë, dhe gjoja nën këtë preteks, bullgaret do të tregohen të “ndjeshëm” për çdo gjë që ndodh në Jugosllavi.

Kështu dhe ngjarjet e Kosovës, udhëheqja bullgare i ndoqi dhe i trajtoi nga ky kënd, gjithmonë në interes të vet, por duke i parë në kompleks më një tendence të theksuar antishqiptarë, që nëpërmjet ndonjë botimi arriti deri në një racizëm e shovinizëm të tërbuar sllav. Njëkohësisht, duke i ndjekur e trajtuar për interesat e veta, megjithëse në përgjithësi sipas propagandës jugosllave ajo indirekt tentoi të krijoje bindjen (por jo të plotë më fakte) tek opinioni i vet publik se “Serbët kështu kanë vepruar gjithnjë ndaj të tjerëve e sidomos ndaj Maqedonasve, prandaj të jemi të përgatitur se nesër kjo mund të ndodhe dhe në Maqedoni”.

Tronditjen që shkaktuan dhe vazhdojnë të shkaktojnë ngjarjet e Kosovës për Jugosllavinë, udhëheqja bullgare, jo vetëm i ka ndjekur dhe i ndjek më kujdes të veçantë, por në të sheh mundësi konkretë për realizimin e qëllimeve të saj e të socialimperialistëve sovjetike që qëndrojnë pas saj. Dhe kjo për disa arsye: Se pari, tronditja që pësoi Jugosllavia nga këto ngjarje, i jep mundësi asaj që më thellimin e krizës në Jugosllavi, në një moment të përshtatshëm të intensifikoje e të shtoje pretendimet e saj për Maqedoninë, dhe në këtë kuadër këto ngjarje t’i përdorë si kundërpeshë e “fakte plotësuese”. Se dyti: Në rast acarimi të mëtejshëm të situatës, (gjithmonë në një moment të përshtatshëm) ajo, duke qëndruar në pararoje të sovjetikeve të ndërmarrë edhe hapa konkretë, fillimisht në drejtim të Maqedonisë e më vonë në drejtim të vendit tonë. Se treti: Ajo shqetësohet nga këto ngjarje dhe ka frike se mos ato bëhen shembull për shqiptarët e Maqedonisë, gjë që do tu sillte atyre probleme e shqetësime të reja, e në radhe të parë do të nxirrte në pah të vërtetën, që më aq fanatizëm përpiqet ta fshehe ajo, ekzistencën në masën e vërtetë të shqiptarëve në Maqedoni. Njëkohësisht, në këtë kuadër ajo u trembet kërkesave të shqiptarëve të Kosovës për krijimin e republikës, ku të përfshihen të gjitha trojet e popullsia shqiptarë e Jugosllavisë, sepse në këtë mënyrë do të uleshin se tepërmi pretendimet për “Bullgarinë e Madhe të Shën Stefanit”. Se katërti: Megjithëse ajo i dëshiron këto ngjarje dhe “fërkon duart”, ajo është kategorikisht kundër tyre, sepse ato bëhen pikërisht nga shqiptarët dhe se ajo e di mirë se lëvizja dhe kërkesat e tyre kanë si qëllim final bashkimin më Shqipërinë, gjë që për të do të thoshte humbje e madhe jo vetëm nga pikëpamja territoriale (duke pasur parasysh pretendimet e tyre jo vetëm për tokat shqiptarë të Maqedonisë, por dhe të një pjese të mirë të Kosovës por dhe nga pikëpamja politike e ideologjike).

Se pesti: Ato i duhen e i shërbejnë udhëheqjes bullgare për të mbajtur “të ndezur” për opinionin e vet publik (qoftë edhe mbi bazën e atyre që shkruajnë e thonë vetë jugosllavët) propagandën kundër Jugosllavisë, dhe kryesorja për ta përdorur atë në një moment të përshtatshëm.

Se gjashti: Për të spostuar në një fare mase edhe vëmendjen nga “problemi polak” që po bëhet gjithnjë e më shqetësues për sovjetiket e vasalët e tyre. Parë nga ky kënd, gjithmonë për interesat e veta, dhe më një antishqiptarizëm të theksuar, udhëheqja bullgare ka qenë e është e interesuar për acarimin e mëtejshëm të situatës në Kosovë.

Duke gjykuar nga të dhënat e shtypit bullgar, bisedat më funksionare të ndryshëm, të dhënat e vendasve e të trupit diplomatik, do të përpiqemi të paraqesim disa aspekte të qëndrimit të udhëheqjes bullgare ndaj këtyre ngjarjeve dhe qëllimet që ndjek ajo.

Fillimisht bie në sy, se menjëherë pas ngjarjeve të një e dy prillit, bullgaret ishin nder të parët; pavarësisht se shkurtimisht dhënë njoftime të shkurtra se diçka po ndodh në Kosovë. Kështu më 4 dhe 7 prill shtypi qendror bullgar botoi shkrime të korrespodentit të BTA në Beograd, për demonstratat, për përleshje e vrasjen e disa personave (7 vetë, 9 vetë e deri 11 vetë) nga radhët e demonstruesve e të policisë (të dhëna që i morën direkt nga jugosllavët). Më pak fjale u përmend edhe intervista e Dollancit edhe fakti se gjendja nuk është qetësuar e vazhdon të jetë e ndere.

Sipas burimeve diplomatike të vendeve revizionistë, që në fillim, bullgaret shprehen “kënaqësinë e tyre” për këto ngjarje, kënaqësi që ua shprehen haptazi atyre, por njëkohësisht shtuan më keqardhje se “ata”, në të kaluarën kanë punuar keq për problemin Maqedonas, se puna e tyre në drejtim të Maqedonasve ka qenë më hope, zik-zake dhe se kjo punë e keqe ka çuar në shkëputjen e bullgareve të Maqedonisë nga atdheu mëmë Bullgaria”. Në këtë kuadër, në forma të ndryshme, direkt e indirekt, e në ndonjë rast e në biseda më në, funksionare të ndryshëm bullgare thonë se në ndryshim më udhëheqjen bullgare, udhëheqja shqiptarë jo vetëm ka mbrojtur vazhdimisht të drejtat e shqiptarëve të Jugosllavisë, por ka punuar shumë mirë në drejtim të forcimit të marrëdhënieve e lidhjeve më Kosovën gjë që ka çuar në ruajtjen e forcimin e ndjenjave kombëtare të shqiptarëve të Kosovës.

Vëmë  në dukje se identifikimi i shqiptarëve të Jugosllavisë më Maqedonasit (ose bullgaret e Jugosllavisë siç i pëlqen udhëheqjes bullgare t’i quaj), megjithëse jo për herë të parë, pas ngjarjeve të Kosovës, filloi të dale e të përsëritët më shpesh në biseda të ndryshme më diplomatë të vendeve aleatë, e në ndonjë rast edhe më në.

Krahas këtyre, në biseda të ndryshme, gjithnjë e më shumë, funksionaret bullgare, në vazhdën e propagandës se ngushtë gojore, filluan të flasin kundër udhëheqjes jugosllave për politiken e saj shkombëtarizuese shtypëse etj, kundër kombeve e popujve që jetojnë në Jugosllavi, duke sjellë si shembull politiken e qëndrimet ndaj shqiptarëve aq sa ndonjë prej tyre arriti të na thotë se “në i kuptojmë mirë kërkesat e drejta të shqiptarëve dhe e njohim mirë shtypjen e shfrytëzimin që u është bërë e u bëhet shqiptarëve të Kosovës”. Jo vetëm kaq por më vonë që të gjithë në biseda më në filluan të shprehin pak a shumë të njëjtën gjë se “udhëheqja bullgare mendonte se ngjarjet e Kosovës duhej të ishin një rast i përshtatshëm e mundësi reale që të shërbenin për përmirësimin e marrëdhënieve në mes Bullgarisë e Shqipërisë, por qëndrimi i juaj nëpërmjet artikujve të “Z. Popullit”, ku ju sulmuat B. Sovjetik e Bullgarinë e hoqi këtë mundësi”.

Krahas dy shkrimeve që përmendem më sipër, bullgaret duke dashur t’u dalin në mbrojtje padroneve të tyre të Moskës, botuan menjëherë dhe shkrimin e plotë të gazetës “Pravda” në përgjigje të komenteve jugosllave për ngjarjet e Kosovës.

Vëmë  në dukje se në ambiente të ndryshme, që në fillim, njerëz të verbuar nga propaganda bullgaro-madhe, nga njëra anë shprehnin shqetësimin e tyre se mos këto ngjarje mund të çonin në përfshirjen e shqiptarëve të Maqedonisë në një republike shqiptarë që mund të formohej në Jugosllavi e për pasoje do të zvogëloheshin “kufijtë etnike bullgare”.

Për traditë, sidomos vitet e fundit, udhëheqja bullgare propagandën e saje kundër Jugosllavisë e ka shoqëruar vazhdimisht më biseda, leksione etj, qoftë më kuadrot, anëtaret e partisë, qoftë në radhët e popullsisë. Lidhur më ngjarjet e Kosovës, në këtë drejtim ajo ka heshtë fare, bile edhe në ato raste kur lektoreve u janë bërë pyetje për to, ata janë përgjigjur shkurtimisht, pa asnjë koment “se në Kosovë banojnë afër një milion shqiptarë që kërkojnë republike, por që udhëheqja jugosllave nuk do t’ja japë”.

Në përgjithësi nga sa kemi parë nga bisedat më vendas, shohim se opinioni publik nuk është i informuar për këto ngjarje, e kryesorja nuk din shkaqet e vërteta që detyruan shqiptarët të ngrihen për të kërkuar të drejtat e tyre.

Është mjaft kuptimplotë fakti që menjëherë pas ngjarjeve të prillit kur pritesh një intensifikim i mëtejshëm i fushatës për problemin Maqedonas (mbasi në mars revista bullgare botoi një shkrim shumë të fortë kundër historiografisë jugosllave, e cila sipas kësaj revistë falsifikon çdo gjë që ka të beje më PK Bullgare gjatë kohës se luftës, më politiken e Bullgarisë pas luftë etj) kjo jo vetëm nuk ndodhi, por u ndërpre çdo botim e propagande kundër Jugosllavisë. Po ashtu nuk është e rastit që pikërisht pas këtyre ngjarjeve u vërejt një intensifikim i dukshëm i marrëdhënieve bullgaro-jugosllave, në të gjitha fushat, e veçanërisht në marrëdhëniet në mes partive e në fushën e marrëdhënieve ekonomike.

Megjithëse në të kaluarën, udhëheqja bullgare ka dale më pretendime të hapura ndaj tokave shqiptarë (të Maqedonisë, Kosovë e deri në brendësi të kufijve tonë të sotëm) në këtë periudhë bie në sy një element i ri, jo i rastit por shumë kuptimplotë. Siç thamë më sipër kjo periudhë karakterizohet jo vetëm nga mohimi e injorimi i popullit shqiptar, por doli në pah antishqiptarizmi i theksuar i udhëheqjes bullgare e lakenjve të saje, dhe njëkohësisht dolën më me force ndjenjat sllavomëdha të saje, dhe kryesorja pavarësisht nga problemet që kanë midis tyre udhëheqjet sllave bullgare e jugosllave, kur është fjala kundër shqiptarëve ato janë gati të bashkohen e të bashkëpunojnë. Mjafton të përmendim për këtë tre momente:

  1. Në fushatën e ndërmarre në kuadrin e 1300 vjetorit të krijimit të shtetit të parë bullgare, ndërmjet të tjerave, është organizuar një emision televiziv , që ka filluar në janar e vazhdon deri më sot (dy herë në jave). Pa u zgjatur më historitë që trajtohen në të që nga krijimi i Bullgarisë në asnjë emision të kohës lashtë e deri më sot, populli shqiptar nuk zihet në goje. Nuk u fol asnjë fjale për Skënderbeun e luftën e popullit shqiptar kundër hordhive osmanë. Nuk u përmend asgjë për kryengritjet e vazhdueshme të popullit shqiptar për liri e pavarësi, pa le për Lidhjen Shqiptarë të Prizrenit që jo vetëm u injorua plotësisht, por ajo u quajt “lëvizje e organizuar nga agjentët e huaj, që shkaktoi gjakderdhje e krime kundër popullsisë sllave”, etj. Duke folur për Kongresin e Berlinit e padrejtësitë që ju benë Bullgarisë u fol për të gjitha vendet e popujt ballkanike, por asnjë fjale për popullin tonë e padrejtësitë që u benë ndaj nesh. Dhe jo vetëm kaq por ndërmjet të tjerave duke folur për vendimet e këtij kongresi, u tha se “Malit Zi ju dhanë tokat që i takonin” (d.m.th. se sipas udhëheqjes bullgare Hoti, Gruda, Plava, Gucia e më vonë Tivari e Ulqini nuk ishin shqiptarë por sllave).

Jo vetëm që nuk u tha asnjë fjale për kryengritjet e fuqishme shqiptarë të periudhës 1908-1912, që në fund të fundit ishin ato që i dhanë një shtytje të fuqishme e vendimtare çlirimit të popujve ballkanike nga zgjedha turke, por nuk u gjet vend të flitej as për krijimin e shtetit të parë shqiptar.

Jo vetëm kaq, por në qoftë se nuk u gjet vend të flitesh për historinë e të kaluarën e popullit tonë, në disa raste si kalimthi, e në ndonjë rast edhe gjatë, u fol për “bashkëpunimin e shqiptarëve më turqit, për krimet kundër popullsisë sllave e deri në mungesën e burrërisë e të karakterit të shqiptarit (arnautët e si i qëlqen udhëheqjes bullgare të na quaje). Dhe për të “vërtetuar” këtë u gjet edhe ndonjë “dokument” apo “dëshmitar” për krimet e shqiptarëve kundër bullgareve Maqedonas.

  1. Propaganda bullgare e këtyre viteve të fundit, duke dashur të “argumentoje kufijtë etnike bullgare” krahas Maqedonisë një vëmendje të veçantë i ka kushtuar edhe një pjese të tokave shqiptarë të Kosovës, por në tërësi Kosovën nuk e ka përmendur. Siç duket për t’ju kundërvënë jugosllavëve nuk ka përmendur as pretendimin e vjetër e të ri serbomadh të “Serbisë Vjetër”, pra e kalon në heshtje.

Dhe ja tani, pikërisht në valën e ngjarjeve të Kosovës, udhëheqja bullgare na del në mbështetje të pretendimeve Serbë se Kosova na qenka “Serbia e Vjetër”. Kështu, në kuadrin e fushatës se ndërmarre për shtrirjen e shteteve bullgare të parë e të dytë, e në përgjithësi të “Lavdisë se Bullgarisë” se madhe”, në qershor të këtij viti, në kuadrin e botimit të një seri hartash të kohëve të lashta e të reja, botoi dhe një hartë të “shtrirjes se sllaveve të jugut në vitin 681”. Sipas saj në këtë periudhë që shënon edhe dyndjen më shumice të sllaveve në gadishullin Ballkanik, gjithë Kosova dhe një pjese e Shqipërisë se sotme të veriut na paraqitën të populluara nga grupi etnik sllav serb (pa fole për atë që pritej, që gjithë Maqedonia përfshire tokat shqiptarë të Maqedonisë sotme dhe një pjese të tokave shqiptarë në brendësi të kufijve tanë që paraqitën të banuara nga bullgare).

Pra pikërisht në këtë periudhë, udhëheqja bullgare, për t’i ardhur në ndihmë pretendimeve Serbë, na del publikisht më një botim të vetin (sepse për këtë lloj hartë, ajo nuk i referohet askujt) ku e mbështet e përkrahë udhëheqja jugosllave.

  1. Momenti i tretë e më i rëndësishëm që tregon haptazi qëllimet e udhëheqjes bullgare në këtë periudhë është botimi i librit të A. Selishtev “Popullsia sllave në Shqipëri”. Pa u zgjatur më përmbajtjen e këtij libri (të cilin e kemi trajtuar në një material të veçantë), vëmë në dukje se bullgaret ndoqën disa qëllime: Se pari: Nëpërmjet “studimit” të një akademiku sovjetik ata deshën të vërtetojnë “drejtësinë” e pretendimeve të tyre për Maqedoninë e popullin Maqedonas dhe pretendimet që ata kanë për tokat shqiptarë (të Maqedonisë, Kosovës e Shqipërisë se veriut). Se dyti: Pavarësisht se për drejtimin e parë ky botim nuk u pëlqen jugosllavëve, ata deshën t’i vinin në ndihmë dhe përkrahje udhëheqjes jugosllave për pretendimet e saj se Kosova është “Serbia e Vjetër” dhe se shqiptarët janë popullsi e ardhur, bile vonë në këto “troje Serbë”. Se treti: Për interesat e veta dhe të jugosllavëve, udhëheqja bullgare, deshi të nxjerre në pah karakterin e shqiptarit, si “grabitqar, zullumqar, përdhunues, rebelues”, etj, që mund t’ju shkojnë shumë për shtat në këtë periudhë jugosllavëve në propagandën e tyre kundër demonstratave e lëvizjes në përgjithësi të shqiptarëve të Jugosllavisë. Se katërti: Të mohoje vazhdimësinë e jetës se popullit tonë (bile të na quajnë fise barbare e jo popull) për të “vërtetuar” edhe më mirë pretendimet e tyre se dikur tokat shqiptarë kanë qenë sllave”.

Duke ndjekur këtë kurs, udhëheqja bullgare, megjithëse botoi disa shkrime të shkurtra në shtypin e vet, për ngjarjet në Kosovë pa folur asnjë fjale për kërkesat e shqiptarëve, shtypjen e shfrytëzimin e tyre në Jugosllavinë e para dhe të pas luftës, dhe kryesorja duke mos përmendur asgjë për dhunën, masakrat, krimet etj ndaj shqiptarëve nga serbomëdhenjtë, u erdhi në ndihmë direkte jugosllavëve për këto veprime.

Jo vetëm kaq, por ajo shkëmbeu edhe vizitore dha informacione të hollësishme për këto ngjarje. Nuk është e rastit vizita e një delegacioni të Lidhjes se komunistëve të Jugosllavie, për krahinën e Kosovës i kryesuar nga M. Cuckiqi, i cili sipas burimeve diplomatike revizionistë “informoi më hollësi K. Q. të PKB për ngjarjet e Kosovës, masat që po merren atje dhe rolin e qëndrimin e Shqipërisë në këto ngjarje”. Po ashtu nuk janë të rastit as bisedat që bëjnë personalitetet bullgare më koleget e tyre revizionistë “se Bullgaria nuk donë në asnjë mënyrë prishje e acarim marrëdhëniesh më Jugosllavinë, se ajo për këtë periudhë po punon intensivisht për përmirësimin e marrëdhënieve më të”, etj.

Po ashtu, kuptimplotë janë bisedat e funksionareve bullgare më diplomatë të ndryshëm, të cilët duke folur për ngjarjet e Kosovës thonë se “gjendja e krijuar në Kosovë është e mbushur më rreziqe. Po të vazhdoje të zhvillohet në këtë mënyrë, ajo mund të bëhet e rrezikshme për Ballkanin”. Tërheq vëmendjen fakti se në ndryshim më të kaluarën, kur acarohesh situata më Jugosllavinë për problemin Maqedonas, ushtarake të ndryshëm bullgare kërkonin të shkëmbenin Mendime dhe informacione më atashetë ushtarake të vendeve perëndimore, në këtë periudhë, sipas këtyre të fundit, ata i shmangen plotësisht bisedave për ngjarjet e Kosovës, për përqendrimet e ushtrisë jugosllave në Kosovë e Maqedoni, etj.

Shumë kuptimplotë është fakti se në ndryshim më të kaluarën, e sidomos dy-tre vitet e fundit, gjatë kësaj periudhë në kufirin bullgaro-jugosllav është vërejtur qetësi. Edhe ndonjë stërvitje e vogël që është zhvilluar ka qenë e kufizuar më përgatitje të zakonshme. Kjo për më tepër në këtë periudhë ku bullgaret i dinë fare mirë për qëndrimet që janë bërë matanë kufirit, ndaj të cilëve në të kaluarën janë treguar shumë të ndjeshëm. Kjo ka qenë një garanci tjetër që bullgaret u kanë dhënë jugosllavëve në këtë periudhë.

Për mendimin tonë, duke analizuar në kompleks marrëdhëniet bullgaro-jugosllave, çfarë ka shkruar dhe si janë trajtuar këto ngjarje në Bullgari, bisedat më funksionare të ndryshëm bullgare etj, udhëheqja bullgare duhet t’i ketë dhënë garanci udhëheqjes jugosllave. Kuptimplotë në këtë drejtim është deklarata e Zhivkovit, gjatë vizitës se tij në Greqi, në maj të këtij viti, kur Kosova ziente, ndërmjet të tjerave deklaroi se: “Më kënaqësi mund të vëmë në dukje dhe ndryshimet pozitive të arritura në klimën e Ballkanit. Në jemi kundër çdo lloj tentative për destabilizimin e situatës në rajonin tonë…”. Kuptimplotë është dhe biseda që zhvilloi ai më Karamanlisin për këtë problem. Simbas ambasadorit grek, ndërmjet tjerave ai i tha atij se “Ajo që ndodhi në Kosovë nuk është e mirë, në radhe të parë për vetë Jugosllavinë dhe për Ballkanin. Në e konsiderojmë si çështje të brendshme të Jugosllavisë, dhe nuk është puna e jonë të mësojmë të tjerët si duhet t’i zgjidhin problemet e tyre. Në jemi për përmirësimin e marrëdhënieve më Jugosllavinë prandaj nuk kemi mbajtur dhe qëndrim për këto ngjarje, megjithëse në nuk jemi dakord dhe nuk përkrahim atë që ndodh në Kosovë”.

Megjithëse edhe gjatë kësaj periudhë, në Jugosllavi nuk është ndërprerë propaganda kundër Bullgarisë, udhëheqja e kësaj të fundit, nuk e ka parë “të arsyeshme”t’i përgjigjet, por është mjaftuar më ndonjë paralajmërim “se po vazhduat kështu, dhe në do të përgjigjemi”.

Tërheq vëmendjen fakti se bullgaret në ketë kuadër janë “të prekur” jo se në Jugosllavi shkruhet e flitet kundër Bullgarisë, por se në propagandën e muajve të fundit, jugosllavët në mjaft raste identifikojnë Shqipërinë më Bullgarinë, gjë që siç na kanë thënë vetë funksionare bullgare u a kanë venë në dukje jugosllavëve “se më Shqipërinë ju keni probleme të një karakteri tjetër, ndërsa problemet që kemi në më njëri tjetrin i rregullojmë bashkërisht”.

Shkrimet e botuara në shtypin bullgar për ngjarjet e Kosovës në të cilat, sidomos kohet e fundit janë venë në dukje dënimet, pushimet nga puna, përjashtimet nga shkolla etj, në pamje të parë mund të duken se ato bëhen më qëllim për të informuar publikun e vet. Deri në një fare mase kjo është e vërtetë, por kryesorja për mendimin tonë është se bullgaret këto mund ti kenë si “rezerve”, për një moment të përshtatshëm, dhe jo për të treguar gjendjen e vërtetë (sepse këto dhe shumë të tjera i shkruan çdo dit vetë shtypi jugosllav). Po ashtu ato shkrime nuk janë të drejtuara kundër udhëheqjes jugosllave (siç duan të tregojnë nga një herë funksionare të ndryshëm bullgare në biseda më në) sepse deri më tani, këtu nuk është shkruar asnjë fjale, pa le shkrime e komente nga vetë bullgaret, por çdo gjë është marre nga TANJUGU.

Nga bisedat më diplomatë të ndryshëm perëndimorë e lindore, vëmë re, se është krijuar përshtypje se bullgaret nuk duan t’i trajtojnë ngjarjet e Kosovës si probleme nacionale, sepse përndryshe këtu do të lindnin shumë probleme më pakicën Maqedonase dhe popullsinë turke që jetojnë këtu (rreth 200 mije Maqedonas e rreth 800 mije turq), të cilëve më kohe udhëheqja bullgare, nën pretekstin “se Maqedonas nuk ka dhe se tanimë është formuar kombi socialist bullgare”, u ka hequr të drejtën e kombësisë. Në një mase të caktuar kjo qëndron, sepse në një moment edhe këtu mund të lindin probleme të tilla, për mendimin tonë është se ajo nuk donë t’i trajtoje, pikërisht se bëhet fjale për shqiptarët. Të ishte fjala për ndonjë popullsi sllave, ose sikur do të dëshironin bullgaret, të ndodhnin gjera të tilla në Maqedoni, atëherë problemi do të ishte krejt ndryshe. Propaganda bullgare do të angazhohej e tëra në këtë drejtim (megjithëse edhe kjo do të varej nga konjuktura).

Si del nga të dhënat që u botuan në shtypin bullgar e nga sa na kanë thënë vet, shohim se klika e Zhivkovit, tregohet mjaft e “ndjeshme” ndaj kërkesave të shqiptarëve të Maqedonisë, aq sa në ndonjë rast, siç ishte “Njoftimi për situatën në Tetove” u shqetësua aq shumë, sa harroi për një moment se “elementi shqiptar në Maqedoni duhet injoruar” dhe se e hëngri blofin e jugosllavëve, të cilët për të justifikuar masat e reprezaljet në Maqedoni e alarmuan aq shumë situatën, sa bullgaret kujtuan se atje është përgatitur e do filloje kryengritje e armatosur. Në ndryshim më njoftimet e tjera që vetëm i kanë botuar në gazetë, rastin e Tetovës e propaganduan më radio, televizion dhe në të gjitha gazetat bullgare.

Në qëndrimin e udhëheqjes bullgare, ndaj këtyre ngjarjeve duhet përmendur edhe reagimi i saj ndaj qëndrimit tonë për këtë problem. Megjithëse ajo nëpërmjet njerëzve të saj përpiqet të na “binde” se “ju keni të drejtë dhe i mbroni më argumente kërkesat e shqiptarëve të Kosovës’ dhe se “në jemi solidare më ju”, “qëndrimet e Mendimet e shprehura për B. Sovjetik e Bullgarinë nuk janë të drejta” etj. Ndonjë prej tyre ka arritur deri aty sa të shprehet se “ju doni t’i jepni garanci udhëheqjes jugosllave, e cila është e frikësuar nga mundësia e bashkëpunimit bullgaro-shqiptar, për më tepër sepse në kemi dhe një Traktat Miqësie, prandaj edhe na sulmoni në”.

Pavarësisht se ketë e thotë ndonjë drejtor apo funksionare i MPJ bullgare, për mendimin tonë kjo nuk është personale e tij, por e thënë nga lart, kjo dhe për të justifikuar kursin që ndjekin bullgaret dhe për të justifikuar heshtjen e plotë ndaj qëndrimeve tona. Këto ishin disa probleme që menduam të trajtojmë për qëndrimin e udhëheqjes bullgare ndaj ngjarjeve të Kosovë, qëndrim që pavarësisht nga ngjyrat e nuancat, është plotësisht antishqiptar dhe në akord më qëndrimin jugosllav.

Përgatitur nga Shaqir Vukaj.

Nr. 69

Lënda: Disa konkluzione mbi jehonën dhe qëndrimet në zonën nordike rreth ngjarjeve në Kosovë

Stokholm, 20 shtator 1981

Ngjarjet e Kosovës të marsit e prillit të këtij viti nuk patën jehonë qysh në fillim në organet e shtypit e propagandës në Suedi dhe në vendet nordike në përgjithësi. Shtypi i këtyre vendeve u kufizua duke dhenë disa lajme të shkurtra të përhapura nga agjencia e lajmeve Tanjug e cila më sa duket ka qenë udhëzuar nga autoritetet jugosllave që këtyre ngjarjeve t’u jepej sa më pak publicitet duke zvogëluar sa të ishte e mundur më shumë rendësin dhe madhësinë e tyre.

Por sa filluan të botohen e përhapen njoftimet e artikujt e shtypit tonë edhe Mjetet e propagandës se këtyre vendeve filluan t’i japin publikut më shumë të dhëna mbi këto ngjarje duke venë në dukje dhe kërkesat e drejta të shqiptarëve të Kosovës, duke hedhur dritë edhe mbi masat e egra që u morën për shtypjen e demonstratave dhe persekutimin e popullsisë shqiptarë në Kosovë dhe duke bërë të njohur në një fare mase dhe qëndrimet tona në mbështetje të kërkesave të drejta të shqiptarëve që jetojnë në Kosovë dhe në viset e tjera të Jugosllavisë.

Ambasada jonë në Stokholm që mbulon ketë zonë që kur shpërthyen ngjarjet në Kosovë dhe në baze të udhëzimeve të marra nga Ministria i vuri vetës detyre dhe mobilizoi të gjitha forcat në këto drejtime:

  1. Të merrte më radio të riprodhonte e të shpërndante sa më shpejt materialet e artikujt e shtypit tonë.

  1. Të merrte kontakte direkte më gazetare e publicistë për t’i nxitur për të shkruar e folur për këto ngjarje duke i ndihmuar më materiale e sqarime.

  1. Të shpërndante artikujt në gjuhen shqipe në masën e kosovareve që jetojnë në zonën nordike.

  1. Të merrte kontakte më kosovare të njohur për të folur më ta dhe për të mësuar prej tyre mbi zhvillimin e situatës në Kosovë.

  1. Të aktivizoheshin shokët diplomatë në mënyrë të veçantë për Takime më autoritete vendase e diplomatë të huaj për tu folur mbi ngjarjet dhe për të mësuar qëndrimet e Mendimet e tyre.

  1. Të informohej shpejt Ministria si për ato që shkruheshin e flitëshin në shtypin e organet e tjera të propagandës duke transmetuar dhe materialet përkatëse, artikuj e emisione, si dhe për të njoftuar Ministrinë mbi bisedat më të huajt. Kjo veprimtari e cila vazhdoi për disa muaj kur gjendja në Kosovë ishte në fazën më të ashpër dhe materialet tona ishin më të shpeshta beri që edhe shtypi i këtyre vendeve të ketë një jehonë që mund të konsiderohet e mirë, si për ngjarjet ashtu dhe për qëndrimet tona.

Siç kemi njoftuar, në ketë shtyp u shkruan rreth 70 artikuj që në përgjithësi paraqitën në mënyrë objektive kërkesat e drejta të kosovareve dhe mbështetjen e këtyre kërkesave nga ana jonë, duke hedhur njëkohësisht poshtë shpifjet e trillimet e propagandës jugosllave për ndërhyrje nga ana jonë në punët e brendshme të Jugosllavisë etj. Disa herë në shtyp u tha se jugosllavët nuk kanë argumente që të vërtetojnë se ka ndërhyrje nga Shqipëria. Në mënyrë të veçantë u shkruan disa artikuj në shtypin suedez dhe u dhanë emisione të cilat gjetën vend dhe në rubrikën e shtypit tonë (shtypi huaj mbi ngjarjet në Kosovë).

Gjatë kësaj periudhë një punë e mirë u be dhe në dërgimin e disa gazetareve në vendin tonë të cilët në përgjithësi kur janë kthyer kanë shkruar e folur mirë. Vlen të theksojmë se në ketë qëndrim të Mjeteve të propagandës në mënyre të veçantë në Suedi, përveç faktit që ato u furnizuan më një material të pasur përmes ATSH, Radio Tiranës si dhe materialeve që u shpërndanë nga Ambasada, mund të ketë influencuar në një fare mase dhe takimi që beri Sh. Dh. Lamani më Zv. Ministrin e jashtëm të Suedisë, Leifland, në atë kohe, gjatë të cilit ai pasi i foli për ngjarjet në Kosovë i ngriti dhe çështjen se për fat të keq opinioni publik suedez nuk po informohet sa dhe si duhet mbi këto ngjarje dhe mbi të vërtetën, mbasi shtypi kufizohet në dhënien e disa lajmeve të Tanjugut që e shtrembërojnë ketë të vërtetë. Megjithëse Leiflandi tha se Qeveria nuk ndërhyn në Mjetet e shtypit nuk përjashtohet mundësia që të jetë bërë ndonjë hap nga ana e MPJ suedeze në këtë drejtim. Kur Sh. Dhimitër i tha atij, se nga ana jonë shtypit i është dërguar materiali i nevojshëm, Leiflandi i tha: “Ju vazhdoni punën tuaj” gjë që tregon se pala suedeze nuk kishte ndonjë vërejtje për shpërndarjen e materialeve tona por përkundrazi na inkurajontë në ketë drejtim. Për sa i përket qëndrimit zyrtar të Qeverisë Suedeze, që pak a shumë reflektojnë edhe ato të vendeve tjera nordike Leiflandi tha se ata e dënonin përdorimin e dhunës, por dëshironin që të mos acaroheshin marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave sepse një gjë e tillë mund të ishte në përfitim të dikujt tjetër që ishte i interesuar për një gjendje të turbullt në Ballkan. Edhe referenti i Ministrisë se Jashtme Molander në një takim i tha Sh. V. Boriçi se ata e konsiderojnë çështjen e Kosovës si një çështje të brendshme të Jugosllavisë. Sigurisht më ketë qëndrim autoritetet suedeze duan të tregohen të matur për të mos prekur marrëdhëniet më Jugosllavinë më të cilën kanë interesa më të mëdha, duke lenë të kuptohet njëkohësisht se mos në këto “turbullira” të Kosovës kanë gisht ose peshkojnë sovjetiket.

Më vonë gjatë një bisede më dy gazetaret e Radio Stokholmit që vizituan vendin tonë, ata ngritën dhe një çështje tjetër: “Se problemi i minoriteteve është mjaft delikat, se në Suedi ka rreth 600 mije finlandeze që jetojnë në zonat kufitare të cilëve edhe sot e kësaj ditë nuk u është njohur e drejta e arsimit në gjuhen finlandeze”. Nuk përjashtohet që kjo të jetë dhe një arsye tjetër që i bën autoritetet suedeze të rezervohen në qëndrimet e tyre zyrtare për kërkesat e shqiptarëve të Kosovës e sidomos për kërkesën e Republikës. Edhe Qeveria Finlandeze, megjithëse ambasadori jugosllav në Helsinki kërkoi që të mbahej qëndrim ndaj shoqatës se miqësisë Finlande-Shqipëri e cila botoi një broshure mbi ngjarjet në Kosovë, nuk e mori parasysh këtë kërkesë, nuk mori asnjë mase për ndalimin e broshurës në fjale por u kufizua duke njoftuar kryesinë e shoqatës që shoqata mund të vazhdoje botimin e njohurive mbi Shqipërinë si dhe të qëndrimeve shqiptarë, por më kujdes që të mos preken vende të tjera që kanë marrëdhënie më Finlandën. Gjatë kësaj periudhë siç dihet edhe shoqatat e miqësisë në vendet nordike u mobilizuan për të përhapur më anë të shkrimeve e të të folurit të vërtetën mbi ngjarjet në Kosovë, kërkesat e drejta të shqiptarëve të Kosovës dhe qëndrimet e drejta të RPSSH. Në revistat e shoqatave u pasqyruan këto çështje, në Suedi, Finlande, e Danimarke shoqatat botuan broshura të veçantë, aktivistë të shoqatave shkruajtën artikuj në shtypin e këtyre vendeve, u be një letër e drejtuar shtypit e opinionit në Suedi nga miku i vendit tonë Ullmaz Kvik, u organizuan nga shoqatat mbledhje ku u fol për problemin e Kosovës.

Si konkluzion mund të themi se:

  1. Duke e marre në përgjithësi zonën nordike qëndrimet qeveritare kanë qenë të tilla që mund të konsiderohen se kanë dënuar përdorimin e dhunës nga autoritetet jugosllave, i kanë konsideruar në një fare mase të drejta kërkesat e shqiptarëve të Kosovës si dhe qëndrimet tona, por nuk janë shprehur hapur kundër politikes jugosllave e serbomadhe.

  1. Shtypi i këtyre vendeve dhe në radhe të parë shtypi suedez ka qenë më objektiv për të nxjerre në pah kërkesat e drejta të të kosovareve ashtu dhe për të dënuar dhunën e përdorur. Njëkohësisht ky shtyp nuk u dha vend akuzave dhe shpifjeve të palës jugosllave për ndërhyrje nga ana e Shqipërisë në punët e brendshme të Jugosllavisë dhe disa herë vuri në dukje se jugosllavët nuk kanë argumente për një gjë të tillë ndërsa shqiptarët japin të dhëna të sakta.

  1. Shoqatat e miqtë u mobilizuan në këtë periudhë për të bërë sa më të njohur të vërtetën mbi ngjarjet si dhe mbi qëndrimin tonë.

  1. Një punë e mirë u bë më dërgimin e gazetarëve, korrespodentëve të radios e televizionit të cilët në përgjithësi kanë dhenë njoftime të mira. Për këtë ka pasur iniciative e propozime nga ambasada si dhe gatishmëri në Qendër për pritjen e tyre duke u dhenë dhe një ndihmë të mirë nga Komiteti dhe organet e tjera në Qendër.

  1. Në baze të planeve të veçanta operative që u benë pati kontakte më diplomatë, autoritete vendas përfaqësues të shtypit e propagandës, miq e dashamirës, aktivistë të shoqatave, si dhe më shqiptarë të ardhur nga Jugosllavia në këtë zonë më të cilët u be një punë e gjere sqaruese si dhe u vol informacion deri diku i mirë, pavarësisht se siç kemi theksuar vazhdimisht mund të ishte bërë dhe më shumë. Mund të themi se në përgjithësi reagimi i shqiptarëve që jetojnë në ketë zonë ka qenë dhe vazhdon të jetë në favor të kërkesave të drejta të vëllezërve të tyre, janë shprehur kundër dhunës se përdorur dhe nuk kanë pranuar shpifjet jugosllave kundër RPSSH.

  1. Në materialet e shpërndara dhe kontaktet u zgjerua më shumë njohja e problemeve të Kosovës dhe e shqiptarëve në Jugosllavi nga ana historike dhe për aspiratat e tyre të drejta, u be më tepër e njohur kalbësira e sistemit jugosllav të vetadministrimit dhe politika shovinistë serbomadhe dhe që janë ato rrezik në Ballkan e Evrope, u be dhe më shumë e njohur politika e drejtë e parimore e RPSSH lidhur më Kosovën dhe në marrëdhëniet e saj më Jugosllavinë, si dhe vetë sistemi ynë socialist dhe arritjet e popullit tonë në fusha të ndryshme.

  1. Duke vazhduar punën tonë për këto probleme themi se zhvillimi i kësaj situatë në të gjithë kompleksitëtin e saj na vlejti dhe na shërben për të nxjerre mësime për të qenë të gatshëm më mirë në të ardhmen për të punuar më mirë e më shumë duke ruajtur, shtuar e zgjeruar njohjet tona më miq të të gjitha kategorive që të na ndodhen afër në momente të tilla.

  1. 9. 1981 Ambasadori,

Dhimitër Lamani.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Kreu shtetëror kriminal serb paralajmëron NATO-n se nëse sulmon Jugosllavinë, duhet ta dijë se çka i pret shqiptarët. (22 mars 1999)

Ahmet Qeriqi: Kreu shtetëror kriminal serb paralajmëron NATO-n se nëse sulmon Jugosllavinë, duhet ta dijë se çka i pret shqiptarët. (22 mars 1999)

Sot është dita e tretë e ofensivës së përgjithshme të forcave ushtarake e policore serbe. …