Jeffrey M. Hovenier

Jeffrey Hovenier: USAID ndihmoi Kosovën të dalë nga tmerret e spastrimit etnik

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas mbylljes historike të USAID-it, duke vlerësuar rolin vendimtar të kësaj agjencie në ndihmën për Kosovën pas luftës së viteve 1998–1999. Ai tha se USAID ndihmoi popullin e Kosovës të dalë nga tmerret e spastrimit etnik të regjimit të Sllobodan Millosheviçit dhe të ndërtojë një shoqëri funksionale, demokratike dhe të suksesshme. USAID ka mbyllur zyrtarisht të gjitha aktivitetet pas më shumë se 60 vjetësh punë globale. Në Kosovë, investimet e saj kanë kapur mbi 1 miliard dollarë, duke përfshirë mbështetje për sundimin e ligjit, arsimin, demokracinë dhe zhvillimin ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Shëndetësia publike dhe taksa progresive, në qendër të programit të PSD-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka prezantuar prioritetet kryesore të programit politik me të …