Para pak ditësh në një veprimtari në Tirana International Hotel, në formë ekspozeje Dr. Skёnder Demaliaj promovoi 20 libra që ka botuar ndër vite.
Nё një sallë tё bukur, funksionale, tё standardeve bashkëkohore për veprimtari të tilla, me një foni të shkëlqye, të gjitha falas, pa asnjë lekë nga biznesmeni bytyças, Ramё Geci, i cili i ka sponsorizuar disa libra. Një njeri dashamirës për librin, kulturën dhe bashkëqytetarët e tij. Diskutuan: Prof. Dr. Lekë Sokoli, President i Institutit Shqiptar të Sociologjisë, Prof. Dr. Ylljet Aliçkaj, Përgjegjës i departamentit të Edukimit dhe Komunikimit në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, shkrimtar, skenarist, ish-ambasador i Shqipërisë në Francë, Asc. Prof. Dr. Shefqet Hoxha, Mësues i Popullit, Mjeshtër i Madh, Nderi i Kombit, Nora Malaj, ish-deputete dhe ish-zëvëndësministre e Arsimit, kolege e autorit, Dr. Ilir Aliaj pedagog në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, Ibrahim Hamza, ish-nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, historiani dhe studiuesi Sali Onuzi, Dr. Mark Palnikaj etj.
Librat e tij trajtojnë probleme të psikologjisë, pedagogjisë, didaktikës, sociologjisë, historisë, etnografisë dhe folklorit. Bytyçi dhe Kosova zënë një vend të rëndësishëm në kolanën e librave të botuara.
Ai ka treguar kujdes edhe në zgjedhjen e redaktorëve e të reçensentëve, ku mund të përmenden: Akademik Mark Tirtën, Hakif Bajramin, Profesorët Lekë Sokoli, Ylljet Aliçka, Bashkim Lusha, Prof. Asc. Dr. Shefqet Hoxha, shkrimtari dhe studiuesi Ahmet Qeriqi, publicisti Halil Katana, historiani Sali Onuzi, Stavri Kristo, Dr. Ilir Aliaj e Sadri Ramabaja. Gjithmonë, siç thotё ai, jam konsultuar me ekspertë të fushave të ndryshme në varësi të tematikave. Redaktimi, korrektimi, faqosja të marrin kohë dhe janë shumë të rëndësishme. Në këtë drejtim ka patur edhe ndihmën e pakursyer të bashkëshortes, e cila është pjesë e botimeve të tij. Ai falenderoi edhe botuesit: Gjon Jaku, Kadri Hyka, Rita Filipi, drejtorin e gazetës Intervista Artan Kristo për botimet në kohë, me cilësi dhe çmime favorizuese.
Biografi e shkurtёr e Dr. Skёnder Demaliaj
Skёnderi ka lindur nё Bajram Curr, ku ka marrë edhe edukimin 8 vjeçar dhe atё tё mesёm. Mё pas ka kryer studimet e larta pёr Gjuhё – Letёrsi, studime pasuniversitare pёr Psikologji – Pedagogji dhe studimet pasuniversitare pёr Filozofi.
Ёshtё Doktor i Shkencave Psikologjike.
Ka punuar si drejtues nё gjimnazet e Tropojёs dhe tё Tiranёs.
Ka drejtuar kualifikimin e mёsuesve nё Tropojё dhe nё shkallё kombёtare.
Ka punuar si pedagog nё disa universitete, pёrgjegjёs i departamentit tё Shkencave Politike nё UMSH.
Ka qenё i zgjedhur nё pushtetin lokal nё rrethin e Tropojёs.
Kёshilltar i ministres sё Integrimit Europian.
Anёtar themelues dhe i zgjedhur nё kryesinё e Bordit tё Institutit Shqiptar tё Sociologjisё.
Anёtar nё Bordin e rekomandimit tё Literaturёs artistike pёr shkollat e mesme pranё Ministrisё sё Arsimit.
Ekspert pёr akreditimin nё Arsimin e lartë.
Anёtar i Komitetit tё Etikёs nё Ministrinё e Shёndetёsisё.
Anёtar i Shoqatёs sё intelektualёve nё Gjakovё.
Ka punuar: me Kёshillin Britanik si ekspert pёr politikat sociale nё projektin e Bankёs Botёrore pёr remintancat e emigrantёve dhe me fondacione vendase dhe tё huaja pёr problemet e adoleshentёve.
Ka marrё pjesё nё disa Konferenca Shkencore Kombёtare dhe Ndёrkombёtare dhe ka botuar me qindra artikuj nё shtypin shkencor, nё shtypin e ditёs brenda dhe jashtё vendit.
Botimet:
Ka botuar deri tani 20 libra, monografi dhe studime nё fushёn e pedagogjisё, didaktikёs, psikologjisё, historisё, folklorit, etnografisё, sociologjisё dhe marrёdhёnieve ndёrkombёtare:
- “Masakra e Gjilanit”, 1999.
- “Figura dhe ngjarje historike”, 2001.
- “Poem kosovar në pendën e Mitrush Kutel”, 2002.
- “164 pyetje për dashurinë”, 2002.
- “Dashuria pret…”, 2003.
- “Njerëz të mëdhenj: anekdota, fjalë të mençura, kuriozitete”, 2003.
- “Poezi për gjuhën shqipe”, 2005.
- “Mësimdhënia e të menduarit në letërsi”, 2010.
- “Kthimi i shpejtë i shqiptarëve të Kosovës në trojet e tyre mijëvjëçare në verën e vitit 1999”, 2020.
- “Këndvështrime të reja vizion i ri në punën me adoleshentët”, 2021.
- “Portrete intelektualësh”, 2021.
- “Doktrina putiniste dhe Kosova”, 2023.
- “Mendime, analiza dhe vlerёsime pёr libra”, 2023.
- “Pёrmbledhje studimesh Pjesa e parё”, 2023.
- “Shkrime pёr Bytyçin”, 2023.
- “Kanuni i Bjeshkёs sё Sylbicёs”, 2023.
- “Kur politika bёhet nga rruga, nuk ka vend pёr intelektualёt”, 2024.
- Monografi pёr Shaban Haxhinё, 2024.
- Monografi pёr Fehmi Aganin, 2024.
- Studime për Kosovën, 2025.
Planet e tij pёr tё ardhmen janё:
Kolana pёr adoleshentёt, pjesa e dytё dhe e tretё, Kolana pёr Kosovёn dhe Bytyçin, librat Psikoanalizё e historisё sё popullit shqiptar, Didaktikё e letёrsisё etj.
Vlerësimet
Ёshtё vlerёsuar me Urdhёrin “Naim Frashёri tё Klasit tё Tretё” me motivacionin “Pёr drejtimin dhe organizimin e punёs mёsimore – edukative nё shkollё”.
Ёshtё vlerёsuar me titullin “Ambasador i Paqes”.
Ёshtё dekoruar nё 10 – Vjetorin e Universitetit Mesdhetar tё Shqipёrisё për punën e palodhur.
Ёshtё vlerёsuar me Çmimin e Ekselencёs “Fehmi Agani” nё shkenca sociale dhe humane nga Komisioni i Vlerёsimit tё Kontributeve Akademike (Shqipёri, Kosovё, Maqedoni e Veriut dhe Diasporё).
Ёshtё vlerёsuar me titullin “Qytetar Nderi” me motivacionin “Pёr kontributin e tij nё fushёn e arsimit dhe promovimin e vlerave dhe tё traditave mё tё mira kulturore, historike dhe etnopsikologjike nё rrethin e Tropojёs dhe nё Krahinёn e Bytyçit”.
Ibrahim Hajdarmataj Antarë Këshillit Kombëtarë LANÇ-it Nderi Kombit.