Kadetët e Qendrës për Studime Universitare të FSK-së marrin pjesë në stërvitjen ndërkombëtare “Eagle Strike 2025” në Shqipëri

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e trajnimeve ushtarake, kadetët nga Qendra për Studime Universitare e Forcës së Sigurisë së Kosovës morën pjesë në stërvitjen shumëkombëshe “Eagle Strike 2025”, e cila u zhvillua në Rreth-Greth, Shqipëri. Kjo stërvitje u drejtua nga Garda Kombëtare e New Jersey-it, SHBA. Në këtë trajnim morën pjesë edhe kadetët e Kursit të Përgatitjes për Oficerë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), si dhe kandidatë për oficerë nga vetë Garda e New Jersey-it. Aktiviteti synon forcimin e bashkëpunimit mes forcave partnere, zhvillimin e aftësive të lidershipit dhe rritjen e ndërveprimit operacional. Kadetët u angazhuan në skenarë të realizuar në nivel taktik, përfshirë planifikim ushtarak, manovrime në terrene të vështira dhe kapërcimin e pengesave ujore. Kjo përvojë shërben si një përgatitje gjithëpërfshirëse për përballje me sfida të ndërlikuara në operacione të ardhshme ushtarake.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …