Dr. Xhilsime Qamili u zgjodh kryetare e Këshillit të Qytetit të Vitisë

Në Qytetin e Vitisë, janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të Këshillit të Qytetit. Me këtë rast banorët e qytetit të Vitisë me shumicë votash kanë zgjedhur Dr. Xhilsime Qamili, kryetare të Këshillit të Qytetit. Gjithashtu qytetarët vitias kanë zgjedhur edhe anëtarët e ri të Këshillit të Qytetit i cili do të ketë gjithsej 11 anëtarë ku 5 prej tyre janë femra. Fatlum Demiri, Kryetar i Komisionit për Zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Fshatrave bëri me dije se zgjedhja e kryetarit dhe të anëtarit të këshillit të qytetit të Vitisë, janë mbajtur me vota të hapura dhe në procesin e votimit kanë marrë pjesë gjithsej 73 pjesëmarrës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …