leoni

Kryetari Ramosaj ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimit më Caritasin-Zviceran

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, me bashkëpunëtorë ka pritur në takim Kreshnik Basha –Drejtori i Caritasit-Zviceran dhe Veton Rruka –ekspert, të cilët bashkë kanë nënshkruar një marrëveshje rreth promovimit të prodhimtarisë bujqësore në Deçan. Me këtë rast i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosj u shpreh falënderues për bashkëpunimin duke shtuar se komuna e Deçanit ka resurse të mjaftueshëm për zhvillimin e kulturave të ndryshme bujqësore e një ndihmë e tillë për fermerët e komunës së Deçanit është e mirëseardhur. Qëllimi i skemës së garantit është të mundësoj mbështetje financiare deri në 20 fermerë më një shumë totale pre  57,000 eurosh për kultivimin e frutave manore, bimëve mjekësore dhe prodhimin e mjaltit, ku bashkëparticipuesë në këtë projekt do të jet Caritasi-Zviceran, Komuna e Deçanit dhe fermerët përfitues. Qëllimi kryesor i projektit është:

  1. Promovimi dhe prodhimi i frutave manore, bimëve mjekësore dhe aromatike (BMA) dhe të mjaltit,

  2. Certifikimi i fermerëve me standardet e prodhimtarisë organike për kultivuesit BMA-ve,

  3. Edukimi, trajnimi dhe ngritja e vetëdijes së fermerëve për prodhimtarinë bujqësore,

  4. Themelimi i zinxhirit të vlerave për kultivuesit.

Ky model është një mundësi unike për fermerët për të zhvilluar dhe kultivuar produktet bujqësore në Kosovë dhe ka një qasje të orientuar nga tregu që vjen si rrjedhojë e kërkesave të tregut dhe të trendëve globale. Kjo marrëveshje e nënshkruar do të filloi të jetësohet fillimisht përmes sesioneve informuese të cilat do të nisin nga data 21.02.2019 ( e enjte) në ora 11:00 në  objektin e komunës se Deçanit ku do të prezantohet edhe projekti  “Prosperiteti i prodhimtarisë agrare në Kosovë nga investimet e qëndrueshme rurale – PASURI”.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …