Drashkoviq: Shteti i Serbisë u përzu njëherë e përgjithmonë nga Kosova

Ish ministri i Jashtëm i Federatës serbo-malazeze Vuk Drashkoviq ju ka thënë medieve serbe se Serbia e ka humbur Kosovën dhe ky realitet i hidhur duhet të pranohet.  Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq duhet ta bëjë atë që e imponon arsyeja dhe të mos frikësohet ta pranoj realitetin. Drashkoviq ka shtuar më tutje se realiteti është i vrazhdë. Me Rezolutën 12-44 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, më 10 qershor të vitit 1999, pas kapitullimit të regjimit të Sllobodan Millosheviqit në luftën me Aleancën e NATO-s, shteti i Serbisë u përzu njëherë e përgjithmonë nga Kosova. U përzu! Dhe ne këtë fakt duhet të pranojmë dhe ta njohim patjetër. Për këtë rezolutë votoi Rusia dhe luajti një rol të rëndësishëm në hartimin e saj. Kina nuk ishte kundër. I gjithë Këshilli i Sigurimit ishte për këtë dëbim të shtetit të Serbisë nga Kosova, ka theksuar në mes tjerash ish ministri i Jashtëm i Federatës serbo-malazeze Vuk Drashkoviq, gjatë intervistës për televizionin N1.

Kontrolloni gjithashtu

Keshilli Gjyqesor i Kosoves

Profilizimi i gjyqtarëve për krime lufte – kërkesë që pritet të ndikojë në efikasitetin e drejtësisë

Njohës të drejtësisë në Kosovë vlerësojnë se profilizimi i gjyqtarëve për krime të luftës do …