Drejtores së QKRMT-së, Feride Rushiti i është dhënë çmimi Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme

Drejtores së QKRMT-së Feride Rushiti i është dhënë çmimi Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme

Drejtores së Qendrës së Kosovës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti i është dhënë çmimi Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme. Ky çmim jepet nga Departamenti Amerikan i Shtetit për gratë të cilat kanë dëshmuar lidership dhe guxim të jashtëzakonshëm në avokimin për paqe, drejtësi, të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave. Çmimi i është ndarë nga zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump. Me pranimin e këtij çmimi në Washington DC, Rushiti do të ndjekë Programin Ndërkombëtar për Lidership, në kuadër të të cilit do të vizitojë shtete të ndryshme në SHBA dhe do të ketë takime me organizata dhe biznese të ndryshme, me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit në zhvillimin e politikave dhe strategjive për fuqizimin e rolit të gruas në SHBA dhe jashtë saj.

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala: Hyrja e mjekëve nga Serbia në veri është shkelje shumë e rëndë që i bëhet integritetit territorial të Kosovës

Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës tërhiqen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe …