Brickos

Haradinaj: 19 vite më parë në Lubeniq u vranë mizorisht 80 civilë, vetëm pse ëndërronin lirinë e atdheut

Haradinaj: Më 24 mars të vitit 1998 dhe 1999 forcat serbe e kanë marrë përgjigjen e merituar

Duke përkujtuar betejën e 24 marsit të vitit 1998 në mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe, ish komandanti i UÇK-së për zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se në atë betejë por edhe më 24 mars të vitit 1999, forcat serbe e kanë marrë përgjigjen e merituar. “Historia jonë ka ditë të veçanta, ashtu siç është 5,6 dhe 7 marsi i Prekazit legjendar, edhe kjo datë e sotme është e vecant, pra është lufta e hapur frontale në dukagjin, për fat epilogu i kësaj dite ndodhi i tillë që UÇK e fitoi këtë betejë.  Po këtë ditë filloi edhe krijimi i zonës së lirë dhe UÇK e rriti besimin e popullatës, se duke u bërë UÇK mund ta ndihmosh çlirimin e vendit. Por, lufta nuk ishte dhe nuk është e thjeshtë. Kishim familjet, kishim civilët, të plagosurit, mirëpo për fatin tonë të mirë, një vit më vonë, 24 Mars 1999 ishte NATO e udhëhequr nga Amerika që ndërhyri me sulme nga ajri”, ka deklaruar kryeministri, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …