Drejtoresha e arsimit në Malishevë ju rikujton shkollave se mësimi duhet të mbahet me orar të plotë

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsimi dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Arbëresha Krasniqi, pas vizitës në disa shkolla të Komunës së Malishevës, ka shfrytëzuar rastin për ti njoftuar të gjitha shkollat, se mësimi duhet të mbahet me orar të plotë, pra ora e mësimit të jetë e plotë, gjë për të cilën edhe janë njoftuar më herët. Po ashtu drejtoresha Krasniqi, ka kërkuar nga drejtorët e shkollave që gjithashtu ta respektojnë orarin e punës në shkolla, në të kundërtën do të ndëshkohen me heqje të meditjeve. Kështu ka deklaruar sot e para e arsimit në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, pas vizitave në shkollat fillore dhe mesme të ulëta në Marali dhe Dragobil, pasi ka vërejtur se mësimi po mbahet me orar të shkurtuar, ndërsa drejtorët nuk i ka gjetur në vendet e punës, e të cilët paraprakisht nuk e kanë informuar drejtorinë për mungesën e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti priti përfaqësuesit e komunës franceze Saint Julien en-Genevois dhe atasheun e Ambasadës së Francës në Kosovë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, priti në takim atasheun për bashkëpunim në Ambasadën …