leoni

Drejtori Bajrami vizitoi dy fermere ferizajase, i premton mbështetje nga Drejtoria e Bujqësisë

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt, Burim Bajrami vizitoi dy fermere të Komunës së Ferizajt, përkatësisht zonjën Merita Jonuzi e cila është bletare dhe ka mbi 120 koshere bletësh si dhe zonjën Advije Berisha e cila është kultivuese e lajthisë, të dy këto biznese, të udhëhequra si biznese familjare. Drejtori Bajrami i impresionuar me punën e fermereve Jonuzi dhe Berisha, tha se në kuadër të skemave mbështetëse të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, do të mbështeten këto dy fermere në zgjerimin e kapaciteteve për veprimtarinë e tyre.

No photo description available.

Kontrolloni gjithashtu

Të premtën me 24 tetor në Deçan mbahet Festivali i Gështenjës

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …