U mbajt dëgjimi buxhetor me Shoqatën Hendikos dhe Kryqin e Kuq

Duke u bazuar në Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, Statutit të Komunës së Rahovecit Nr.1005, si dhe nenit 6 pika 1.3 UA (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, nën organizimin e Kryetarit të Komunës dhe Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Komuna e Rahovecit mbajti dëgjim publik me Shoqatën Hendikos dhe Kryqin e Kuq. Grupi punues ka përgatitur një dokument të veçantë të buxhetit dhe ndarjeve buxhetore në pika të shkurtra me ç’rast u shpërnda te të pranishmit si dhe drejtori i financave prezantoi mundësitë buxhetore për vitin 2024. Kërkesat që u parashtruan nga të pranishmit do të trajtohen me kujdes nga anëtarët e grupit punues dhe do t’u jepet arsyetimi i nevojshëm në raportin final që do të përgatitet, do të dërgohet në Kuvendin Komunal dhe më pas të publikohet ashtu siç na obligon UA (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna. Për dëgjimin publik do të përgatitet po ashtu dhe procesverbal dhe i njëjti do të publikohet në ueb faqen zyrtare në afatin ligjor që obligohet në udhëzimin Nr.06/2018, në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/…/procesverbalie-degjime-buxhetore/

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …