Gjatë ditës së enjte, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Rahovec, Avni Morina ka vizituar Këshillin e Arsimtarëve në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët ”Haki Stermilli” në fshatin Zoqishtë dhe paralelet e ndara të saj në Reti dhe Reti e Poshtme. Lidhur me vizitën e bërë Këshillit të Arsimtarëve në SHFMU ”Haki Stermilli” drejtori Morina ka thënë se ajo që më bëri përshtypje te ky kolektiv i arsimtarëve ishin marrëdhëniet e shkëlqyeshme kolegiale ndërmjet tyre dhe respektimi i orarit të punës. Drejtori Morina, shprehet se shenjat e para të seriozitetit në punë janë përgjegjësia në punë dhe respektimi i orarit të punës. Këtë e kam vërejtur edhe më parë, por u vërejt edhe sot se arsimtarëve të kësaj shkolle nuk u mungojnë këto cilësi të mira.