Drejtoria e Urbanizmit u prit në takim nga kryetari Muharremaj

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka pritur në takim, në zyrën e tij, zyrtarët dhe drejtoreshën e Drejtorisë së Urbanizmit, me të cilët ka biseduar për angazhimin e tyre dhe për projektet që kjo drejtori është duke i përgatitur, sidomos për Planin Zhvillimor Komunal, në të cilin plan hyn edhe projekti për Hartat Zonale që ka filluar të përgatitet i cili do të merr shumë kohë dhe angazhim. Kryetari Muharremaj ka thënë se angazhimi do të jetë i përhershëm, në raport me kërkesat ku do të punojmë me intensitet më të shtuar, andaj qëllimi ynë është qeverisja e mirë që ju shërben qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …