Drejtori i DKA-së takon të gjithë drejtorët e shkollave të komunës së Deçanit

Drejtori i DKA-së Bekim Vishaj, me bashkëpunëtor nga DKA-ja, kanë mbajt një takim të përbashkët me drejtorët e SHFMU-ve, SHML-ve dhe SHMT-ve të komunës së Deçanit. Gjatë këtij takimi janë diskutuar tema të përbashkëta si fillimi i gjysmëvjetorit të dytë shkollorë 2018/2019 dhe organizimi i procesit mësimorë, shqyrtimi i raportit të punës nga drejtorët e shkollave për vitin 2018, analiza e përgjithshme e suksesit në gjysmë vjetorin e parë dhe pasqyrat e buxhetit për shkollat e komunës së Deçanit për vitin 2019. Bekim Vishja, drejtor i DKA-së tha se unë jam jashtëzakonisht i kënaqur më mënyrën e komunikimit mes shkollave konkretisht drejtorëve, udhëheqësve të shkollave dhe DKA-së, ndonëse jam në detyrë të re tash e një muaj, në bazë të këtyre raporteve del se është bërë një punë e mirë, por kërkoi që ky përkushtim për rritje të cilësisë mësimorë të rritet akoma më shumë. Nga DKA-ja nuk do të mungoi asnjëherë bashkëpunimi, jemi të gatshëm për të arritur suksese të përbashkëta.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …