Brickos

Haradinaj: Vlerësimi i kreut të OKB-së, buron nga raportet e UNMIK-ut, me të cilat Kosova e ka shkëputur komunikimin

Haradinaj: Vlerësimi i kreut të OKB-së, buron nga raportet e UNMIK-ut, me të cilat Kosova e ka shkëputur komunikimin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se vlerësimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteres, se problemi më i madh në raportet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, nuk është reflektim i të së vërtetës. Sipas kryeministrit, vlerësimi i kreut të OKB-së, buron nga raportet që i dërgon misioni i UNMIK-ut, me të cilin, sipas Haradinajt, Kosova e ka shkëputur komunikimin. Një ditë pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi në New York se korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare mes dy vendeve, Haradinaj, përsëriti qëndrimin e tij kundër korrigjimit të kufirit. Ai ka ritheksuar që Kosova është e gatshme për dialog, por pa kushte dhe e ka cilësuar të pakuptimtë pozicionin e Serbisë, e cila kusht për vazhdimin e dialogut me Kosovën e ka vënë heqjen e tarifës së vendosur për produktet e Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …