Drejtori i OSBE-së në Gjilan uron kryetarin Haliti, për fillimin e mandatit të katërt

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim drejtorin e Qendrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan, z. Igli Totozani, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij. Gjatë këtij takimi drejtori Totozani i uroj kryetarit Haliti për marrjen e mandatit të katërt si kryetar i komunës. Ai gjithashtu i dorëzoj kryetarit Haliti, një letër me urimet e përzemërta nga ambasadori i OSBE-së, Gerart McGurk, i cili në ndër tjerash e ka përgëzuar kryetarin Haliti për besimin e rifituar nga qytetarët.

“Dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta me rastin e zgjedhjes suaj si kryetar i komunës. Kjo shënon një arritje personale dhe një moment të rëndësishëm për komunën tuaj. Udhëheqja juaj do të luajë një rol jetik në forcimin e qeverisjes demokratike dhe qëndrueshmërisë, duke siguruar institucione transparente dhe gjithëpërfshirëse, si dhe duke përmirësuar jetën e përditshme të banorëve të komunës suaj”, thuhet ndër tjerash në letrën e tij.

Ndërkaq kryetari Haliti e falënderoj drejtorin Totozani dhe OSBE-në për urimet që kanë përcjellë duke potencuar se si kryetari i kësaj komune do të vazhdoj të bashkëpunoj me këtë institucion në interes të gjithë qytetarëve vitias pa dallime.

Përndryshe në këtë takim u diskutua edhe për bashkëpunimin e deritanishëm dhe të ardhmen në mes të komunës dhe OSBE-së në interes të gjithë qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

U Betuan Kuvendarët e rinj dhe Kryetari i Komunës si dhe u zgjodh Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit

Sot, në seancën INAUGURUESE të Kuvendit Komunal të Rahovecit, u bë betimi i anëtarëve të …