Zija Dibra

Zija Dibra ( 1890-1925)

Më 9 dhjetor të vitit 1890 u lind,  Zija Dibra, atdhetar e revolucionar i njohur shqiptar. Kreu një shkollë ushtarake në Stamboll dhe pati karrierë si ushtarak i lartë në ushtrinë osmane. Kthehet në Shqipëri më 28 mars 1921, ku emërohet ministër Punëve Botore në qeverinë Evangjeli. Zija Dibra ishte  ndër ministrat që provokuan krizën e dhjetorit për rrëzimin e kësaj qeverie.

Radhitet në krahun e opozitës, në atë që u quajt “Lidhja e Shenjtë”.

Spikati si njëri prej organizatorëve të kryengritjes së marsit të vitit 1922. Më 5 prill 1922 dënohet me vdekje në mungesë.

Sipas një marrëveshjeje u ra dakord të lihej të dilte nga Shqipëria. Më 1923 ndodhej në Vienë me Hasan Prishtinën dhe Irfan Ohrin ku qe bërë pjesë e një organizate antizogiste të themeluar nga Aqif pashë Elbasani. Mbi bazën e një ujdie të bërë, lejohet të kthehet në Shqipëri. Falet më 2 qershor 1924 nga Kuvendi Kushtetues, kthehet në qershor të 1924. Përkrahu Lëvizjen e qershorit dhe qeverinë Noli të dalë pas saj. Me ardhjen e Zogut në pushtet arratiset për në Jugosllavi, por autoritetet e atjeshme e kthejnë. I akuzuar në atdhe për ide komunste më 20 janar u  vendos të internohej prej Durrësit në Berat, i shoqëruar nga një aspirant i vetëm. Në Harizaj të Kavajës, i iku aspirantit dhe u përpoq të arratisej me kalë. Pas thirrjeve të aspirantit, nuk u bind të kthehej dhe ai e goditi me një plumb në kokë, më 20 janar të vitit 1925.

Kontrolloni gjithashtu

Mehmet Bislimi: Avni Rrustemi (1895- 1924)

AVNI RRUSTEMI (1895 – 1924 )

Kushtrimi i krismave të kobures së Avniut, ishte kushtrim për bashkimin e të gjithë atyre …