Drejtori i Përgjithshëm i AME-së merr pjesë në forumin Evropian për Mbrojtjen Civile

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent Fadil Kodra, së bashku me Drejtorin e Departamentit të Operatives Mustaf Gashi, po merr pjesë në “Forumi Evropian për Mbrojtjen Civile 2018” ne Bruksel  që po mbahet me 5 dhe 6 Mars 2018.

Forumi Evropian për Mbrojtjen Civile është ngjarja më e madhe publike në Evropë për mbrojtje civile. Organizohet çdo dy vjet nga departamenti i Komisionit Evropian për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën Humanitare (ECHO).

Ngjarja bashkon bashkësinë evropiane të mbrojtjes civile për të vlerësuar arritjet e përbashkëta në fushën e menaxhimit të rrezikut nga fatkeqësitë, për të ndarë praktikat dhe idetë më të mira dhe për të diskutuar mënyrat për të trajtuar së bashku sfida të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …