1 prilli në Hagë: Priten lehtësime të kufizuara për Thaçin, Veselin e Selimin, kritika ndaj vazhdimit të masave të rrepta

Pas më shumë se pesë vitesh paraburgim në Haga, pritet që nga 1 prilli të ketë disa lehtësime të kufizuara për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, megjithëse regjimi i ashpër i vendosur ndaj tyre mbetet në thelb i pandryshuar. Sipas zhvillimeve të fundit, Regjistri i Gjykatës Speciale ka propozuar disa zbutje teknike, që përfshijnë rritjen e numrit të video-vizitave dhe takimeve me familjarët, si dhe më shumë mundësi komunikimi përmes telefonit. Megjithatë, këto ndryshime konsiderohen minimale krahasuar me kufizimet e rënda që janë në fuqi që nga dhjetori i vitit 2023. Kërkesa për heqjen e plotë të regjimit, e mbështetur edhe në gjendjen e rënduar të mirëqenies së të akuzuarve, veçanërisht të Selimit  është kundërshtuar plotësisht nga Prokuroria Speciale. Qëndrimi i saj, i udhëhequr nga Kimberly West, shihet nga shumëkush si paragjykim i procesit dhe vazhdim i një qasjeje të ashpër, pavarësisht kohëzgjatjes së paraburgimit. Vendimi përfundimtar i mbetet trupit gjykues, nën drejtimin e Charles Smith, ndërsa Regjistri ka lënë të kuptohet se edhe nëse nuk hiqet regjimi, mund të ketë vetëm lehtësime të pjesshme. Në këtë kontekst, çdo lehtësim i paralajmëruar shihet më shumë si përpjekje për të zbutur kritikat sesa një ndryshim real i qasjes ndaj të akuzuarve, ndërkohë që kërkesat për trajtim më të drejtë dhe respektim të plotë të të drejtave themelore vazhdojnë të mbeten aktuale.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohen dy të dyshuar për masakrën e 23 civilëve shqiptarë në Zubin Potok – akuzohen për plaçkitje dhe ekzekutim gjatë luftës

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile shqiptare …