Drejtori Pira takohet me drejtorin koordinues rajonal të Agjensionit Pyjor z. Bislim Rrustemi, biseduan për mbrojtjen e pyjeve

Naim Pira, drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, është takuar dje me z. Bislim Rrustemi, Drejtor koordinues rajonal. Bëhet me dije se gjatë këtij takimi ata kanë biseduar për ruajtjen  e pyjeve nga keqbërësit dhe dëmtuesit si dhe rreth sfidave në këtë sektorë shumë të rëndësishëm. Drejtori Pira tha se ata gjithashtu kanë folur edhe rreth pyllëzimit të sipërfaqeve të zhveshura dhe sipas tij u pajtuan për një bashkëpunim dhe bashkëveprim të DBPZHR me institucionet tjera, siç janë policia, prokuroria dhe gjykata në mënyrë që ta parandalojmë dëmtimin dhe prerjen e pyjeve nga dëmtuesit ilegal.

Kontrolloni gjithashtu

Në Drenoc filluan punimet në kuadër të projektit “Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatrat e Komunës së Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me bashkëpuntorë ka përcjellë nga afër fillimin …