Drejtori i QKU-së Curr Gjocaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij e deritanishme

Drejtori i QKU-së Curr Gjocaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij e deritanishme

Drejtori i QKU-së Curr Gjocaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij e deritanishme. Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit social Facebook ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili. Ai e ka falënderuar Gjocajn për punën e deritashme ndërsa ka paralajmëruar plotësimin e shpejtë të pozitës së drejtorit të ri të QKUK-së. Ismaili ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se shëndetësia ka nevojë për reforma të thella të cilat tashmë kanë filluar.

“Posa u njoftova se drejtori i SHSKUK ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. E falënderoj Drejtorin për punën që e ka bërë dhe shpresoj se bordi drejtues do të merr vendime të shpejta për plotësimin. Shëndetësia ka nevojë për reforma të thella. Na pret një rrugë e gjatë por atë e kemi filluar”, ka shkruar Ismaili.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha: Gjendja në kampet e Policisë së Kosovës është e tmerrshme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar ashpër për gjendjen në …