Drejtori i shërbimeve publike në Skenderaj vizitoi shtëpinë e cila ishte përfshirë nga zjarri

Të dielën, një shtëpi në fshatin Çitak të komunës së Skenderajt ishte përfshirë nga zjarri dhe pas intervenimit të zjarrfikësve zjarri ishte lokalizuar, po në këtë natë në vendin e ngjarjes ishin edhe Inspektorët Komunal. Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike në komunën e Skenderajt Ibush Hetemi, së bashku me inspektor vizituan shtëpinë e cila është përfshirë nga zjarri, në fshatin Çitak të Komunës së Skenderajt, shtëpia dy katëshe e pronarit Muhamet  Jonuzi, është djegur  kati i dytë dhe kulmi tërësisht, fatmirësisht anëtarët e kësaj familje jetonin në Zvicër dhe  nuk gjendeshin në shtëpi që ta përjetonin frikën. Sipas pronarit të shtëpisë Muhamet Jonuzi, shkaktar i djegies së shtëpisë është energjia elektrike. Shtëpia është djegur ditën e diel në ora 19:30, ku kati i sipërm i shtëpisë dhe kulmi ishte i djegur tërësisht , ndërsa kati i parë ishte në gjendje pothuajse  të rregullt.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Ismajl Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin e veçantë

Pas 35 viteve punë të palodhshme në shërbim të shëndetit publik dhe komunitetit, dr. Ismajl …