Drejtuesit e koalicionit për Familjen, Eman Rrahmani, Selim Pacolli, Ferid Agani e Fatmir Smajli, biseduan me kryetarin e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati

Drejtuesit e koalicionit për Familjen, Eman Rrahmani, Selim Pacolli, Ferid Agani e Fatmir Smajli, biseduan me kryetarin e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati

Drejtuesit e koalicionit për Familjen, Eman Rrahmani, Selim Pacolli, Ferid Agani dhe Fatmir Smajli, u takuan sot me kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), z. Hysni Gucati, dhe ish eprorin  e UÇK-së, e anëtarin e kryesisë së organizatës,  Fatmir Sopi. Gjatë takimit, u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me të drejtat dhe sfidat me të cilat përballen veteranët, duke përfshirë përmirësimin e kushteve sociale, shëndetësore, si dhe mbrojtjen e dinjitetit të tyre. Liderët e koalicionit theksuan angazhimin e tyre të fortë për mbështetje konkrete dhe intensivimin e dialogut me qëllim që të zgjidhen problemet që prekin kategoritë e dala nga lufta. Ata u shprehën të vendosur për të punuar së bashku për të siguruar një mbështetje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme për ish-luftëtarët, duke përmirësuar kushtet e jetesës dhe duke ruajtur nderin dhe dinjitetin e tyre. Ky takim është një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve dhe veteranëve, me qëllim krijimin e mundësive të reja për përmirësimin e jetës së tyre dhe të ardhmes së vendit.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …