Drejtuesit e Komunës së Skenderajt nderuan veprën e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të Familjes Jashari

Drejtuesi e Komunës së Skenderajt të prirë nga nënkryetari Fadil Nura kanë bërë homazhe në nderim të Epopesë së UÇK-së. Homazhe janë bërë pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari në Skenderaj dhe në Kompleksin Përkujtimor Adem Jashari në Prekaz.

Nderimet dhe homazhet në Prekaz janë bërë së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli.

Delegacioni i Komunës së Skenderajt ka qëndruar edhe në kullën e Familjes Jashari ku është pritur nga përfaqësuesi i saj Murat Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Vitia dhe niveli qendror diskutojnë për vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve nga shiu dhe bora

Zv.Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu i shoqëruar nga Komisioni komunal për vlerësimin e …