Brickos

Drejtuesit e Komunës së Mitrovicës nderuan sërish dëshmorët e rënë për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës

Në kuadër të manifestimit të Ditëve të “Epopesë së UÇK-së e në nderim të veprës heroike të heronjve e dëshmorëve që dhanë jetën për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri me bashkëpunëtorë ka vendos buqete me lule të freskëta në varrezat e dëshmorëve në Shipol dhe në ato të Jasharajve në Prekaz.

Në varrezat e dëshmorëve të komunës në Shipol, kryetari Bahtiri tha se edhe këto ditë janë rast i mirë për t’i përkujtuar dhe nderuar bijtë dhe bijat më të devotshme të popullit, që nuk kursyen jetën e tyre për lirinë që ne sot po e gëzojmë.

Në Prekaz, kryetari Bahtiri, pasi vendosi buqetë me lule të freskëta mbi varrin e komandantit legjendar Adem Jashari në kompleksin e varrezave, tha se lufta heroike e Jasharajve kundër armikut të armatosur deri në dhëmbë, paralajmëroi humbjen definitive të Serbisë okupatore dhe Lirinë e Pavarësinë e plotë të Kosovës.

“Jasharajt dhe të gjithë ata që ranë bashkë me ta në altarin e lirisë, treguan se si duhet atdheu dhe se si duhet të vdiset për liri e pavarësi. Është mirë që në çdo përvjetor të rënies së tyre organizohen aktivitete të shumta e të nduarduarshme, sepse këta e kanë fituar pavdekësinë dhe e meritojnë respektin dhe nderimin e të gjithëve”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …