Dritan Abazoviq

Dritan Abazoviq: Unë i kam thënë ambasadores së Malit të Zi në Këshillin e Evropës që të votojë për pranimin e Kosovës

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në seancën e thirrur nga Komisioni Parlamentar për Marrëdhënie ndërkombëtare dhe diasporë ka pranuar hapur se  ai vetë thënë ambasadores së Malit të Zi në Këshillin e Evropës që të votojë për pranimin e Kosovës në atë organizatë. Abazoviq sqaroi  se në politikën e jashtme të Malit të Zi nuk ka ndryshuar asgjë, andaj shteti ka ndjekur një politikë të përgjegjshme dhe konsekuente. “Mali i Zi votoi së bashku me 33 vende të tjera”, tha më tej Abazoviqi. Më 24 prill kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës kishte kaluar në fazën e dytë. Në Komitetin e  Ministrave të Këshillit të Evropës, vendi siguroi 33 vota pro nga gjithsej 46 sa votuan.

Kontrolloni gjithashtu

Mandatari për kryeministër të vendit, Avdullah Hoti sot e prezanton programin e tij qeverisës

Avdullah Hoti: Zgjedhjet në kohë festash të papërshtatshme, por jetike për kthimin e normalitetit

Ish deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 28 …