Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot konferencën e fundit për këtë vit në të cilën folën rreth deklaratave të mëhershme të kryeministrit Isa Mustafa. Sipas nënkryetarit Driton Çaushit, ka numëruar dështimet e njëpasnjëshme që ka bërë kjo qeveri në ekonomi, politikë të jashtme dhe të brendshme. “Dëshirojmë të jua rikujtojmë se ata kanë dështuar në çdo aspekt të politikës. Ata kanë premtuar 200 mijë vende të punës, e në anën tjetër shumica kanë ikur jashtë vendit për shkak të papunësisë. Kanë premtuar një mbështetje të rritur për fermerët, e në anën tjetër buxheti për bujqësi është zvogëluar”, ka thënë Çaushi. “Ata dështuan në anëtarësimin e UNESCO-s që është dështimi më i madh. Qeveria nuk është në pozitë për të zgjedhur nëse do jap dorëheqje ose jo. Ajo nuk e ka luksin që të vendos për fatin e tyre. Për shkak te shkeljeve Kushtetuese ku kemi një jave pa dhënë asnjë përgjegjësi, ata do të duhej të bënin aktin më normal te dorëheqjes. Pra ose të tërhiqen o në të kundërtën do të përballen me protesta të njëpasnjëshme edhe pas 9 janarit. Opozita nuk do të dështojë me 9 janar ashtu siç ka parashikuar Isa Mustafa dhe se ky marsh do të jetë paqësor tha mes tjerash Çaushi.
Kontrolloni gjithashtu
Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski
Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …