Kuvendi Komunal i Drenasit miraton planin komunal të veprimit antikorrupcion

Kuvendi Komunal i Drenasit ka mbajtur mbledhjen e fundit për vitin qe po lemë pas. Mbledhjen e ka kryesuar Kryesuesi z. Naim Bazaj dhe te pranishëm ishin kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku, nënkryetari i Komunës, z. Arsim Haxhiu, drejtor të drejtorive komunale, anëtarët e Kuvendit, përfaqësues të KFOR-it, OSBE-së, mediave dhe OJQ.

Mbledhja e Kuvendit kishte (5) pesë pika për rend dite, dhe pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes se kaluar, anëtarët e Kuvendit kanë miratuar edhe planin komunal të veprimit antikorrupcion. Pastaj ne këtë mbledhje është miratuar edhe propozim vendimi për vazhdimin e kontratave mbi dhënien në shfrytëzim të banesave sociale në BLL I dhe II në Drenasin III në Qendrën e banimit social. Në këtë mbledhje janë diskutuar edhe dy raporte, raporti i punës dhe aktiviteteve të ndërmarra nga Grupi i Grave Asambleiste në Drenas dhe raporti i komisionit komunal për monitorimin e projekteve komunale. Pikë e rendit të ditës ishte edhe propozim vendimi për vazhdimin e mandatit të anëtarëve të Komiteteve Konsultative për Arsim, Rini, Kulturë dhe Sport si dhe Komitetit për Zhvillim Ekonomik, Mbrojtje të Ambientit, Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ndërsa me disa ndryshime është votuar edhe rregullorja për ndarjen e bursave për studentë të Komunës së Drenasit.

Kontrolloni gjithashtu

U asfaltua rruga në lagjen Veli-Miftari në fshatin Jezerc

Në komunën e Ferizajt u asfaltuan  mbi 1 kilometër rrugë në lagjen Veli-Miftari në fshatin …