leoni

Greva

Driton Çaushi: Nëse vazhdon kontestimi për zëvendësimin e orëve të mësimit, kompensimi më nuk do të ketë efekt

Deputeti i PSD-së, Driton Çaushi ka thënë se Komisioni për Arsim, në Kuvendin e Kosovës ka tentuar të bëjë një ndërmjetësim në mënyrë që dëmi ndaj nxënëse të jetë sa më i vogël nga greva e SBASHK-ut. Çaushi ka thënë se edhe nëse orët mësimore do të kompensohen nuk do të ulet pesha që greva ka pasur, pasi sipas tij tashmë kërkesat e SBAShK-ut së paku zyrtarisht janë plotësuar. Ai ka theksuar se si Komision kanë qenë të kënaqur që SBAShK-u ka pranuar që së paku moralisht të kompensohen orët dhe të mos dëmtohen nxënësit. “Për mua nuk është shumë problematike që kundërshtimi i SBAShK-ut për të kompensuar orët nuk ka të bëjë me përmbajtjen, por me tërheqjen e një vendimi”, tha ai. Deputeti i PSD-së ka thënë se ndjehet më optimist se para mbledhjes së Komisionit parlamentar për Arsim, pasi problemi me SHBAShK-un ka të bëjë me çështje morale e jo me ato ligjore sa i përket zëvendësimit të orëve të humbura mësimore”. “Nëse vazhdon ky kontestim për zëvendësimin e orëve, kompensimi më nuk do të ketë efekt…Ne e dimë që edhe kompensimi nuk do të ketë efektin sikurse të mbaheshin orët në kohë të rregullt”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së qeverisë së tij

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së …