Brickos

Driton Krasniqi

Driton Krasniqi: Sektori Privat, “Edhe unë jam Kosovë”!

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka prezantuar vlerën e koeficientit për pagat në sektorin publik, i cili pritet të jetë 105 euro për vitin 2023.
Përmes këtij koeficienti, do të përfitojnë shërbyesit civil të sektorit publik, konkretisht pagat e tyre do të jenë më të larta se tani (varësisht prej koeficientit).
Nga ky Vendim, disa kategori të sektorit publik u ndanë të kënaqura, e disa shprehen pakënaqësinë e tyre, pasi që, sipas tyre, koeficienti i pagës duhej të ishte më i lartë se 105 euro.
Opozita e vendit, e shprehu hapur indinjatën dhe pakënaqësinë me këtë Vendim të ekzekutivit të vendit, duke proklamuar në atë se ky koeficient është shumë i ulët, dhe nuk pritet të sjellë përmirësim të mirëqenies për qytetarët e vendit.
Ky Vendim, më së shumti i afektoi (negativisht) punonjësit e sektorit privat, ngase ky koeficient nuk e parasheh të njëjtën gjë edhe për shërbyesit civil të këtij sektori.
Sektori privat vlerëson se janë neglizhuar tërësisht nga ekzekutivi i vendit, dhe është bërë një padrejtësi e madhe ndaj tyre.
Sikur në shumë vende, edhe në Kosovë, sektori privat karakterizohet me kushte aspak të favorshme të punës (mungesë e sigurimit shëndetësor në punë, paga të ulëta, presion i lartë mbi punonjësit, orë të zgjatura të punës), me fjalë të tjera, punonjësit nuk kanë as kushte optimale.
Ajo që e bën edhe më të thellë zhgënjimin ndaj këtij këtij Vendimi, është fakti se, punonjësit e sektorit privat kanë përformancë shumë më të mirë dhe më të lartë të punës se ata të sektorit publik, e përsëri diskriminohen e neglizhohen nga qeveria e vendit.
Perderisa sektori publik karakterizohet me shumë anomali (mos respektim i orarit të punës, shkelje e dispozitave ligjore, thyerje të rregullave të etikës së punës), në sektorin privat është tërësisht e kundërta (orari respektohet me përpikmëri, angazhimi dhe përformanca është pothuajse 100 % nga secili punonjës, respektim maksimal i kodit etik të punës).
Me plot përgjegjësi, mund të themi se sektori privat ka shumë të drejtë në shprehjen e zhgënjimit rreth këtij Vendimi, prandaj, nëse nuk përmirësohen kushtet e punës në këtë sektor, pritet që të rinjtë edhe më shumë të largohen nga vendi (duke marr parasysh faktin që sektori privat dominon për numrin e të punësuarve), në krahasim me sektorin publik.
Sa i përket efekteve të përgjithshme në ekonomi, ky koeficient i pagës nuk pritet ta përmirësojë aq shumë mirëqenien e këtyre kategorive përfituese sepse për momentin, situata në vend karakterizohet me mungesë të stabilitetit të çmimeve dhe shkallë të lartë të inflacionit.
MSc.  Driton Krasniqi- Ekonomist

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Fronti Europian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri …