Kryetari Halit priti në takim përfaqësues të projektit “Flows”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim informues përfaqësuesit e projektit “Flows” në krye me Burim Dulën. Ky projekt ka të bëjë me resurset ujore. Bëhet me dije se në kuadër të këtij projekti pritet të ketë investime në komunën e Vitisë konkretisht në zgjerimin e kapaciteteve të ujit me impiant dhe atë sipas nevojave të komunës, instalimi i ujëmatësve smart (të mençur), investimi në pompat e ujit, sanimi i defekteve të gypave të ujit, etj. Me këtë rast kryetari Haliti shprehu gatishmërinë që të punoj me të gjithë akterët e përfshirë në këtë projekt, duke e cilësuar atë si shumë të rëndësishëm. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i K.R.U “ Hidromorava”-Gjilan me bashkëpunëtor. Përndryshe ky projekt financohet nga Banka Botërore, kurse bartëse e projektit është Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, ndërsa përfitues i projektit është KRU Hidromorava.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …