Driton Selmanaj: Është keqinterpretuar deklarata ime e djeshme për Saranda Bogujevcin

Driton Selmanaj: Kryeministri Kurti ka dështuar në çdo aspekt të qeverisjes

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kritikuar ashpër Kryeministrin Albin Kurti, duke e cilësuar si një udhëheqës që ka dështuar në çdo aspekt të qeverisjes dhe që shpik armiq për të mbijetuar politikisht. Kurti përdor termin “luftë hibride” për të përshkruar këdo që e kundërshton, ndërsa ironizoi atë duke e cilësuar vetë si një “hibrid politik”. Selmanaj numëroi një listë të gjatë të atyre që i quajti kontradikta dhe dështime të qeverisë Kurti, duke përfshirë: Mbrojtjen e zyrtarëve të akuzuar për korrupsion, ndërsa deklarohet kundër korrupsionit. Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese, ndonëse përfitoi nga një vendim i saj për të ardhur në pushtet. Kundërshtimin e dialogut me Serbinë në të kaluarën, por udhëheqjen e tij tani. Përdorimin e gazetarëve për të arritur pushtetin, për t’i sulmuar më pas kur është në pushtet.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj akuzon Kurtin për “teatër politik” dhe mungesë serioziteti në procesin për zgjedhjen e presidentit

Enver Hoxhaj, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për …