Burimet turke të lajmeve bëjnë të ditur se sot pesë raketa janë lëshuar nga Siria dhe njëra prej tyre ka goditur një shkollë, duke lënë gjashtë persona të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë. Luftëtarët kurdë dyshohen se kanë lëshuar raketa nga Siria veriore, pasi forcat ajrore turke kryen sulme ajrore mbi pozicionet e mbajtura nga “Njësitë e Mbrojtjes së Popullit Kurd”. Turqia akuzon Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, e cila qëndron pas një shpërthimi në Stamboll që vrau 6 qytetarë më 13 nëntor, edhe pse Partia Punëtore e Kurdistanit ka mohuar të jetë ekzekutuese e sulmit.
Kontrolloni gjithashtu
PDK, LDK dhe AAK e kanë quajtur qeverinë Kurti si më të dobëtën, në historinë e shtetit të Kosovës
Tri partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë …