Dyshime për dronë serbë në Kosovë – KFOR-i dhe Policia rrisin vigjilencën

Dyshime serioze janë ngritur për praninë e dronëve të paidentifikuar, që mendohet se i përkasin Serbisë, mbi disa institucione të ndjeshme në territorin e Kosovës. Sipas burimeve të televizionit Dukagjini, më shumë se një muaj më parë, këto mjete ajrore fluturuan mbi Burgun e Sigurisë së Lartë dhe Aeroportin e Dumoshit, duke u përshkruar si të ngjashëm me dronët bujqësorë në madhësi. Këto fluturime të paautorizuara janë cilësuar shqetësuese, sidomos për faktin se bëhet fjalë për objekte me rëndësi të lartë strategjike – burgu ku mbahen edhe të dyshuar për sulmin e armatosur në Banjskë, dhe ish-aeroporti i Dumoshit, tashmë nën kontrollin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. KFOR-i, i cili është përgjegjës për mbikëqyrjen e hapësirës ajrore, ka konfirmuar fillimin e monitorimit dhe ka njoftuar se nuk është identifikuar ndonjë kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë. Megjithatë, patrullimet janë intensifikuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka konfirmuar se janë vërejtur edhe raste të tjera të dronëve të dyshimtë.  Edhe Aviacioni Civil i Kosovës ka konfirmuar se është njoftuar për këto fluturime të paautorizuara në hapësirën ajrore të Kosovës, duke i vlerësuar ato si shkelje serioze të sigurisë ajrore.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri: Donika Gërvalla ka fabrikuar dosje për Specialen, jemi të turpëruar si qytetarë

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj …