“E gjithë Kosova krah Aleancës”, Ramush Haradinaj falënderon qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka falënderuar qytetarët anembanë Kosovës për mbështetjen e fuqishme dhe të jashtëzakonshme të treguar gjatë ditëve të fundit të fushatës zgjedhore. Haradinaj theksoi se përkrahja e qytetarëve është dëshmi e qartë se Kosova është e gatshme për ndryshim dhe për një drejtim të ri zhvillimor, të bazuar në siguri, mirëqenie dhe perspektivë ekonomike. “Mbështetja masive që po marrim nga qytetarët është sinjal i qartë se e gjithë Kosova është krah Aleancës. Qytetarët janë krah ndryshimit dhe së bashku do të jemi krah zhvillimit, punësimit dhe forcimit të shtetit,” u shpreh Haradinaj. Ai shtoi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj një qeverisjeje të përgjegjshme, forcimit të institucioneve shtetërore dhe avancimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës, duke theksuar se besimi i qytetarëve përbën motivimin kryesor për të vazhduar angazhimin politik. Haradinaj rikonfirmoi se Aleanca do të vazhdojë të jetë pranë qytetarëve edhe pas zgjedhjeve, me synimin për të ndërtuar një Kosovë më të zhvilluar, më të sigurt dhe me perspektivë të qartë euroatlantike.

Kontrolloni gjithashtu

Familja e Gjeneralit Gani Imeri organizon pritje për Gjeneral Rrahman Ramën

Familja e Gjeneralit të ndjerë Gani Imeri ka organizuar një pritje madhështore në nder të …