Bashkëpresidenti i ALDE-s, Kyuchyuk: Kosovës i duhet lidership i fortë dhe europian si Bedri Hamza

Bashkë presidenti i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Europën, dhe euro deputeti Ilhan Kyuchyuk ka shprehur mbështetje të qartë për Partinë Demokratike të Kosovës, dhe kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamza, duke theksuar se Kosovës i nevojitet një lidership i fortë, i përgjegjshëm dhe i orientuar fuqishëm drejt vlerave evropiane. Në një deklaratë publike përmes një video-mesazhi, Kyuchyuk ka theksuar se ka bashkëpunuar nga afër me lidershipin e PDK-së dhe se e njeh përkushtimin e kësaj partie ndaj vlerave evropiane, forcimit të institucioneve demokratike dhe përgjegjësisë ekonomike. Sipas tij, këto elemente përbëjnë parakushte thelbësore për përparimin e Kosovës dhe afrimin e saj me Bashkimin Evropian. “Bedri Hamza përfaqëson seriozitet, përvojë dhe llojin e lidershipit që i duhet Kosovës për të ecur përpara në rrugën e saj evropiane,” ka deklaruar Kyuchyuk, duke shtuar se pret me interes bashkëpunimin e ardhshëm në kuadër të familjes politike evropiane. Euro deputeti Ilhan Kyuchyuk ka uruar suksese PDK-së dhe Bedri Hamzës në zgjedhjet e ardhshme, duke ri konfirmuar mbështetjen e liberalëve evropianë për një Kosovë të zhvilluar, demokratike dhe të integruar në Evropë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …