E veçanta dhe vlerat e autorit Ahmet Qeriqi te romani “Burgu”

E veçanta dhe vlerat e autorit Ahmet Qeriqi te romani “Burgu”, si dhe te librat e tjerë, është shpalosja reale e botës së brendshme të autorit. Eleganca gjuhësore, aftësia artistike dhe kronologjia rrjedhëse e bëjnë autorin të jetë më i lexuar se të tjerët.
E veçanta nga shkruesit e tjerë: ky ishte vetë protagonisti dhe shumë modest.

Ahmeti, protagonist shumëvjeçar në veprimtarinë ilegale, me shumë vite vuajtje, tortura e burg. Ky nuk e zgjodhi, si shumë të tjerë, të vetëkënaqet me atë që bëri deri te lufta e tij. Të bënte shmangien nga pjesëmarrja në luftë, siç bënë shumë shokë të tjerë të ilegales dhe të burgut, që t’i shmangej rrezikimit të jetës së tij e të familjes.
Përkundrazi, ky e ndoqi vdekjen, dëshmoi se ishte ai që e kishte përgatitur luftën, që e kishte parë me vizionin e tij lirinë shumë herët, si dhe iu qëndroi besnik veprave dhe fjalës së dhënë, betimit për Atdhe.

Ahmeti, bashkë me të bijën Arbana,  dhe djalin Epirin, i cili rroki armën në fillimin e luftës së UÇK-së. Dhanë maksimumin e tyre në mbrojtje të popullatës, në shërimin e furnizimin e tyre, si dhe mbajtën vijat e frontit me zjarrin e pushkëve bashkë me luftëtarët në transhe (istikame).
Ahmeti, siç ishte universal dhe shumë dimensional në aftësitë dhe gjindshmërinë jetësore, me shumë vlera të kombinuara, u caktua drejtor (drejtues) i Radios Kosova e Lirë, që filloi funksionimin e këtij mediumi më 04.01.1999.

Ky, si i palodhur dhe i pandalshëm që ishte, nuk i priste lajmet në bunker, por në shumicën e rasteve ishte në terrenin e luftës, ishte në luftime protagonist i ngjarjeve dhe, si i tillë, i jepte lajmet origjinale si alarm në ngritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe në ngritjen e moralit luftarak të luftëtarëve.
Shpjegonte me pasion të fuqishëm betejat e fituara dhe ngadhënjimin në luftë mbi armikun. Të vetmin medium që kishim: Radio Kosova e Lirë dhe Kosova Press.

Ahmeti edhe luftoi me ditë të tëra me armë me tërë stafin në mbrojtje të këtyre mediumeve në Këlcikën legjendare, gjegjësisht në majën e Berishës mbi Gurin e Gradishtit.
Ahmeti kurrë nuk u ndal për të pushuar as pas çlirimit, derisa e mbajti forca fizike e mendore. Kontribuoi për Atdhe, na la shumë shkrime, shumë libra e punime të pabotuara në dorëshkrim.

Pasuria dhe vlera e prof. Ahmet Qeriqit mbetet e pamatshme dhe personaliteti i tij i pakrahasueshëm, me atë se ky ishte i kompletuar dhe shumë dimensional profesionalisht e në lartësi maksimale.
Nikosur dhuratë Atdheut, ia la pasardhësit e edukuar dhe neve që patëm fatin ta njohim, na la amanet ta vazhdojmë luftën deri në bashkimin kombëtar.

Lavdi veprave dhe jetës së Heroit Ahmet Qeriqi!

Kontrolloni gjithashtu

Sot janë bërë 22 vite nga organizimi i ceremonisë së varrimit të masakruarve në Reçak

Bedri Halimi: GJAKU YT REÇAK, ARMË E MBUSHUR ME TË ARDHME

Në Dimrin e Pikëlluar u zgjove me trishtim Me gjakun tënd për emrin tonë – …