Edhe fshati Burim bëhet me kryesi dhe kryetar të ri

Ka vazhduar mbajtja e zgjedhjeve në fshatrat e Komunës së Malishevës, me qëllim të zgjedhjes së përfaqësuesve të fshatrave. Kështu, mbrëmë janë mbajtur zgjedhjet në fshatin Burim, ku është zgjedhur kryesia e re e këtij fshati, si dhe kryetari i ri. Kryetar është zgjedhur Resim Krasniqi.

Zgjedhjet në fshatrat dhe vendbanimet e Komunës së Malishevës, monitorohen nga Komisioni Komunal për organizmin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në fshatrat dhe vendbanimet e Komunës së Malishevës, i formuar me vendim të Kuvendit të Komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Vonesat në aktivizimin e kapaciteteve elektrike dhe mosfunksionalizimi i ngrohjes janë të papranueshme për kryetarin Haliti

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, pas kthimit nga vizita në Austri, po …