Kryetari Haliti vizitoi fshatin Radivojcë ku po realizohen dy projekte të rëndësishme

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar të mërkurën fshatin Radivojcë të Vitisë, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në rregullimin e rrugës në drejtim të varrezave të këtij fshat dhe në renovimin e objektit shkollor. Me këtë rast Kryetari Haliti u shpreh se realizimi i këtyre projekteve ishte edhe kërkesë e banorëve.“ Komuna jonë është zotuar se do të punoj në të gjitha lokalitetet e kësaj komune, sot unë kam vizituar fshatin Radivojcë për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në dy projekte të rëndësishme të cilat edhe ishin kërkesa të arsyeshme të banorëve, bëhet fjalë për rregullimin e rrugës në drejtim të varrezave por edhe për punimet në renovimin e shkollës”, u shpreh kryetari Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Komuna e Deçanit ka fituar të drejtën për shfrytëzimin e tokave në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”

Fitimi i të drejtës për shfrytëzimin e tokave në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” është …