Edhe Gurbardhi e Bubli, bëhen me ndriçim publik

Në kuadër të realizimit të njërit prej projekteve më të mëdha në Komunën e Malishevës, ndriçimi publik në fshatra, këto ditë ka përfunduar ndriçimi në fshatrat Gurbardh dhe Bubël. Gradualisht ky projekt po shkon drejt përfundimit, ku është duke u rregulluar ndriçimi në 18 vendbanime dhe kështu gjysma e vendbanimeve këtë vit bëhen me ndriçim, dhe varësisht nga mundësitë buxhetore, deri në vitin 2020, shumica dërmuese e fshatrave, pritet të kenë ndriçim publik. Rregullimin e ndriçimit në Gurbardh e ka parë nga afër edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili është ndarë i kënaqur me realizimin e projektit, sipas dinamikës së paraparë. Ndërsa në Bubël, rregullimin e ndriçimit e ka inspektuar nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha. Gjatë inspektimit të punimeve Begaj e Berisha, janë takuar edhe përfaqësuesit apo banorët e këtyre dy fshatrave, dhe i kanë uruar për këtë projekt mjaft domethënës për banorët, e që ka qenë edhe kërkesë e tyre, për shkak të nevojës së kohës dhe krijimit të sigurisë më të madhe në këto vendbanime.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …