Brickos

Sofra tradicionale shtrohet edhe në Sheshin “Adem Jashari”

Në Sheshin e qytetit të Skenderajt, që me krenari mban emrin e kryekomandantit legjendar, Adem Jashari, është organizuar Sofra tradicionale, e dyta pas asaj në Runik, në kuadër të aktiviteteve të shumta për nderë të ardhjes së bashkatdhetarëve tanë për pushime në vendin e tyre të lindjes. Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, i shoqëruar edhe nga nënkryetari Nuredin Lushtaku, deputeti i Parlamentit të Kosovës, Bekim Haxhiu, profesori dhe shkrimtari i njohur, Daut Demaku, dhe bashkëpunëtorët tjerë, në fjalimin e tij para qytetarëve, u ka uruar mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarëve që ndodhen aktulisht në vendlindje, si dhe pjesës tjetër që pritet të vije në ditët në vazhdim. I ka falënderuar gjithashtu për mbështetjen e vazhdueshme që bashkatdhetarët e ofrojnë për Kosovën, duke e ndihmuar në zhvillimin ekonomik nëpërmjet investimeve. Përveç pjesës së humorit dhe fjalëve të urta në këtë aktivitet, janë kënduar edhe këngë kushtuar kurbetit nga Ansambli “Drenica”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sesion informues mbi zhvillimin e Komunitetit

Sot në sallën e Kuvendit Komunal të Vitisë, është mbajtur Sesioni Informues me Fondacionin Kosovo-Luxemburg, …